Mbrëmjen e së dielës në Televizionin Klan erdhi episodi i tretë i “Lufta e Nuseve”, i vetmi reality-show ku dasma kthehet në një garë të ëmbël për çmimin e madh nga Sava Tours.

Tre çifte shkurtojnë distancën mes shteteve për hir të dashurisë, tri vajza të vendosura për ta shijuar ditën më të lumtur të jetës por edhe me dëshirën për të dalë të parat.

Çifti i parë ishte Raela, një vajzë e zhurmshme nga Shkodra dhe Fayzal nga Pakistani. Protagonistja kryesore është nusja, e cila nuk e kishte imagjinuar se do t’i binte nga Kina për të zgjedhur njeriun e jetës. Ata u njohën në Pekin, ku Raela punon për CRI shqip.

Çdo gocë ka ato që unë e dua me sy bojë qielli…unë skam komplekse, e dua të gjatë, hundën Skënderbeu, zeshkan

,” tha Raela.  

Prezantimi i parë i familjeve u përjetua me ankth nga familjarët shqiptaro pakistanezë, sepse u përkisnin kulturave të ndryshme, por krushqia ngjiti.

U njohën dhe u fejuan në Kinë, por u martuan në Shqipëri dhe Pakistan. Raela ka udhëtuar edhe drejt Islamabadit, ku i kanë bërë përshtypje veçanërisht dy pyetje.

Një ndër to ishte që unë do vija një çmim për vete. Unë do ta vë 0 u thashë, kushtoj pak si shumë. Një ndër pikat e tjera tek kjo letër ishin tre opsione zgjedhjeje Nusja ishte A. e virgjër, B. e divorcuar, C. e ve, që do të thotë nëse nuk je e virgjër ose je e divorcuar ose je e ve, s’ka alternativë tjetër. Edhe unë e Rrumbullakosa e virgjër. Tashti mos pyet më për këtë pikë, e lemë,” tha Raela, e cila shtoi se edhe i shoqi firmosi si i virgjër. “Të dy me kilometrazh zero!”

Raela ishte vajza e vetme nga Shqipëria që lidhi kurorë me një pakistanez.

 Çifti i dytë ishte Irma nga Lituania  dhe Klismani nga Elbasani.

Në gjeografinë e vajzave nga shtete të ndryshme, Irma është lituanezja tipike me sytë e thellë blu dhe flokët biondë natyral.

Kjo nuse lidhi kurorë me dhëndrin nga Elbasani, Klisman, me të cilin u panë në ditën e 18-vjetorit të saj. Janë të dy 24—vjeçar dhe celebruan dashurinë e jetës.

Për mua Klisman është lidhja e parë dhe e fundit. Ai është i dashuri im i parë dhe do të jetë burr im i parë dhe i fundit,

” tha Irma, ndërsa Klisman shtoi se ishtë hera e parë për të dy.

Irma tha se kur prindërit e saj panë Klisman “e panë që ai nuk ishte shqiptari tipik ashtu si mendonin ata. Kështu që ata janë shumë të lumtur.”

Rastësia mbreti i botës për çiftin e tretë, nusen Monika dhe dhëndrin Besi. Ata nuk e fshehin që u gjendën në vendin, kohën dhe me personin e duhur.

Me Besin jemi njohur në ambiente pune. Më pëlqente kur më takonte, më fliste,

” tha Monika.

E shikoj në sy dhe i them mos më shih me ato sy blu se do më marrësh më qafë dhe ajo që ma kthen: ju meshkujt jeni të gjithë daltonikë se sytë e mi janë jeshilë dhe jo blu,

” tha Besi.

 

Një ditë Besi e pyeti Monikën për një udhëtim jashtë Tiranë, në Pogradec, dhe aty i dha edhe puthjen e parë.

Shkova afër dhe i them, dëgjo Monika, unë e di se ti je vajzë e vetme, por unë kisha qejf për ty të isha një vëlla, një shok,

” kujtoi Besi.

Në fund fare unë për të dashur kisha dalur, ai më thotë do të kem vëlla, shok…,

” tha Monika.

Do të isha një i dashur për ty…dhe e putha

” shtoi Besi.

Ndërsa Monika kujton se Besi e kishte puthur dhe po priste çfarë përgjigje do i jepte ajo.

 

Tri dasma njëra më e bukur se tjetra, por në fund vetëm njëra do fitonte udhëtimin në hotelin luksoz në Turqi.

Atmosfera në dasmën e Raelës ishte një miksim i bukur dhe i gjithë-anshëm i muzikës shkodrane dhe sigurisht muzika nga vendi i cili vinte bashkëshorti i Raelës (Pakistani),

” tha Amarda Toska nga “Ami Event”.

Pas ceremonisë në kishë, Irma dhe Klismani organizuan edhe dasmën e tyre, ku nusja lituaneze i habiti të gjithë.

Isha e përgatitur që do të shikoja Irmën me kostum lituanez, por ndërkohë çudia ishte Irma me veshjen tonë tradicionale,”

tha Monika.

Edhe Amarda Toska fustanet e Irmës i votoi me 9 pikë.

Atmosfera e krijuar me muzikë shqiptare dhe kërcime lituaneze u vlerësua shumë nga të gjithë.

Edhe dasma e tretë u vlerësua lart nga nuset konkurrente.

Kur Monika po zbriste shkallët drejt altari dhe dhëndri po e priste, ishte një moment magjik. Dielli po perëndonte dhe ajo dukej sikur po vinte nga një përrallë,

” tha Irma për dasmën e Monikës dhe Besit.

Monika, Raela apo Irma, vetëm njëra prej tyre do të fitonte.

Ankthi i pritjes i kishte mbërthyer tri nuset. Secila priste bashkëshortin, por Irma ishte më me fat. Ishte Klismani në Makinë, gjë që e bëri Irmën të fluturonte nga Gëzimi.

Por, si arriti Irma të fitojë? Gjithçka ishte në dorë të rivaleve të cilat e votuan me 10 pikë dasmën e saj./tvklan.al