Pas më shumë se dy orë të kaluara në pallatin kryeministror në Athinë, në takimin ministror, që sipas mediave greke, në mënyrë të jashtëzakonshme e caktoi Aleksis Cipras për çështjen për emrin, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Nikos Koxias dhe Panos Kamenos dolën me të njëjtat, deri tani pozicione të njohura.

Shefi i diplomacisë greke doli me deklarata optimiste. Tha se nevojitet zgjidhje për erga omnes emër të përbërë, ndërsa partneri i koalicionit në Qeveri është me pozicione të pandryshuara, nuk dakordohet me atë që termi Maqedoni të përfshihet në emër, por thotë se ka besim tek Koxiasi dhe konsideron se do të nevojitet zgjidhje kombëtare.

Koxias beson se ky vit do të jetë vit kur do të zgjidhen çështjet në politikën e jashtme greke.

“Për çështjen për emrin, Qeveria, siç ka theksuar vazhdimisht, mbështet dhe negocion për një emër të përbërë, një emër për të gjithë përdorimet, atë që Greqia e prezantonte si pozicion edhe në Bukuresht. Ne jemi për atë që të ketë pajtueshmëri nga të gjithë partitë dhe forcat politike të vendit”, tha shefi i diplomacisë greke, pas takimit në pallatin kryeministror, ndërsa në pyetjen se nëse është optimist për zgjidhje vetëm shkurt u përgjigj se ai çdoherë është optimist.

Panos Kamenos, përsëri, mbetet në pozicionin e tij se ende është në fuqi vendimi nga takimi i liderëve në vitin 1992.

 “Ekzistojnë dy vendime të rëndësishme për çështjen e Shkupit. Njëri është vendimi i liderëve të partive politike dhe nën presidentit Konstantinos Karamanlis, ndërsa tjetri është vendimi nga Bukureshti. Konsideroj se negociatat do të duhet të vazhdojnë, kam besim në ministrin e Punëve të Jashtme”,

tha Kamenos.

 Në pyetjen se nëse mbetet në qëndrimin për emër pa termin Maqedoni, lideri i Grekëve të Pavarur dhe partner koalicioni në Qeverinë greke, sërish e përmend takimin e liderëve nga viti 1992 kur është vendosur që termi Maqedoni të mos përfshihet në emër.

 “Unë që nga momenti i parë thashë se termi grek Maqedoni, siç është vendosur në takimin e liderëve të partive politike nën presidentin e shtetit, është pozicion i fuqishëm kombëtar. Mbetem në këtë pozicion dhe shpresoj se zgjidhja që do të sillet do t’i garantojë interesat kombëtare dhe paralelisht do të pranohet nga e gjithë bota politike”, shpjegoi Kamenos dhe shtoi se negociatat do të jenë të vështira dhe kur do të vijë koha, “forcat politike do të duhet ta formulojnë zgjidhjen përfundimtar kombëtare”.

 Në analizat fillestare, shkurt pas përfundimit të takimit, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetarët grekë komentojnë se mbeten dallimet në pozicionet e Koxiasit dhe Kamenosit, por me atë dallim që tani, duket se lideri i Grekëve të Pavarur, ngadalë po e zbut qëndrimin e tij, me deklaratën se ka besim tek shefi i diplomacisë greke dhe me kërkesën për zgjidhje të pranueshme nga të gjithë forcat politike në vend. Prej këtu edhe parashikimet se në qoftë se të gjithë partitë dakordohen për marrëveshje eventuale midis Maqedonisë dhe Greqisë, atëherë Kamenos nuk do të jetë ai i cili do të kundërshtojë.

 Në këtë drejtim ishte edhe deklarata e zëdhënësit qeveritar Dimitris Xanakopulos në intervistë për ERT para dy ditëve, kur, tha se Kamenos nuk ka shanse të jetë pengesë në zgjidhjen e çështjes./MIA