Qindra nxënës të arsimit profesional në gjithë vendin kanë përkujtuar në mënyrë krejt të veçantë Ditën e Çlirimit.

Ata kanë zhvilluar aksione vullnetare për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve, pjesë e kujtesës kombëtare.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi morri pjesë në një prej tyre, nga ku deklaroi se përkujtimi i kësaj dite në këtë mënyrë nga të rinjtë shkon drejtpërdrejt në nderim të përpjekjeve të kombit shqiptar për liri. 

Aktiviteti ishte pjesë e nismës së MMSR, “Arsimi profesional në shërbim të komunitetit”.

Tv Klan