Washington – Qeveria kineze sistematikisht ka shkatërruar operacionet e spiunazhit të CIA-s në vend, duke nisur që nga viti 2010. Të dhënat e raportuara nga

New York Times

thonë se dhjetëra agjentë sekretë të CIA-s janë vrarë ose burgosur nga qeveria kineze përgjatë 7 viteve të fundit.

Disa zyrtarë dhe ish – zyrtarë të CIA kanë folur në kushte anonimati për

NYT,

ku e kanë përshkruar ngjarjen si një nga dështimet me të këqija të inteligjencës amerikane.

Hetuesit e çështjes, që deri tani është mbajtur e fshehtë, kanë mendime ndryshe për rrjedhjen e ngjarjeve.

Disa prej tyre besojnë se Kina kishte një të infiltruar në mesin e agjencisë amerikane për të dekonspiruar operacionet e përgjimit ndërsa të tjerë besojnë se kinezët kishin depërtuar në sistemin e fshehtë të CIA-s, që përdoret për komunikime me burimet e jashtme të agjencisë.

18 deri në 20 agjentë të CIA -s në Kinë, janë vrarë ose burgosur. Ngjarja vjen në kohën kur CIA po përpiqet të kuptojë sesi disa nga sekretet e agjencisë u zbuluan nga Wikileaks dy muaj më parë, çka sipas NYT dëshmon vështirësinë e CIA-s për zhvillimin e operacioneve të spiunazhit në vende si Rusia dhe Kina.

 Tv Klan