Përfshirja e djalit të madh të presidentit Donald Trump në skandalin e ndërhyrjes Ruse në zgjedhjet amerikane, është konfirmuar nga një email.

NYT shkruan serish mbi çështjen dhe zbulon një email që ka marrë Trump i riu nga organizatori i takimit me avokaten e Kremlinit.

Sipas gazetës, në emailin që Rod Goldstone i dërgon Trumpit të ri, shkruhet se avokatja e Kremlinit zotëronte informacione që do të dëmtonin imazhin e Hillary Clinton.

Sipas po të njëjtit email, burimi i informacionit ishte qeveria ruse, e cila përfshihej me qëllim favorizimin e miliarderit Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Në dijeni të këtij komunikimi ishin vetëm tre persona, mes tyre edhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.

Takimi është konfirmuar nga vetë Trump i riu, por ai tha se në takim nuk ishte diskutuar asnjë informacion mbi rivalen e babait te tij.

Rusia ka mohuar fort akuzat për përfshirje ne zgjedhjet amerikane, por dy nënkomitete të kongresit dhe FBI po hetojnë çështjen që konsiderohet si skandali më i madh ne SHBA pas atij të Watergate.

 Tv Klan