Fshehur në kodrat Sichuan në Kinë, ndodhet një oaz fantastik i njohur me emrin “Yellow Dragon”. Bëhet fjalë për një koleksion prej rreth 3000 llixhash me ujë të ngrohtë.  Këto të fundit, janë formuar si pasojë e ndryshimeve klimatike, më shumë se 1000 vite më parë.

 Sipas kulturës së lindjes së largët, llixhat thuhet se ngjasojnë me një dragua të artë, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve nga e gjithë bota.

Kjo bukuri e mëmës natyrë është e mbrojtur dhe nga Konventa e UNESCO për mbrojtjen e trashëgimive botërore.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta