Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për herë të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë ka sulmuar fuqishëm Presidentin Donald Trump. Obama, edhe pse nuk e përmendi me emër e ka krahasuar Trump me Adolf Hitlerin.

Gjatë fjalës, në një eveniment ekonomik në Cikago ish-presidenti Obama i bëri apel amerikanëve që të mbronin demokracinë që është vënë në rrezik nga një mentalitet fanatik dhe nacionalist, duke nënkuptuar Trump.

Ish-Presidenti nënvizoi se duhet bërë kujdes me ruajtjen e demokracisë, sepse gjërat precipitojnë shpejt. Siç ndodhi në Gjermani në vitet ’30, ku pavarësisht demokracisë së Republikës së Ueimarit dhe shekuj progres kulturor dhe shkencorë, doli një figurë dominuese si Adolf Hitler. Obama, theksoi se 60 milion persona vdiqën. Prandaj duhet të bëjmë kujdes dhe duhet të shkojmë të votojmë.

Ai, bëri thirrje të tregohet kujdes edhe në raportin me mediat. Liria e shtypit është jetike për demokracinë, tha Obama.

Ndërkohë, mbështetësit e Presidentit Trump, kanë filluar një fushatë akuzash drejtuar Obamës në rrjetet sociale, duke e akuzuar si anti-amerikan dhe të neveritshëm në lidhje me akuzat drejtuar Trump.

/abcnews.al