Objektivi i Akademisë së Shkencave, reformimi

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit shtyhet për një afat të pacaktuar


Pas dorëheqjes së Gudar Beqiraj nga detyra e kryetarit të zgjedhur dhe parashikimit të fondit buxhetor në projekt-buxhetin për vitin 2018, e gjithë vëmendja e Akademisë së Shkencave është përqendruar te reformimi i saj.

E gjithë energjia akademike është kanalizuar në përgatitjen e projekt-propozimit, duke shtyrë në një afat të pacaktuar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, të dy të dorëhequr pas përplasjeve qeveri-Akademi e Shkencave.

Në një mbledhje ku përplasjet mes akademikëve janë shoshitur pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se mund t’u hiqte fondin buxhetor, Gudar Beqiraj sqaroi edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

Në 16 Nëntor komisioni Ad-Hoc, i përbërë me akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë dhe Diaspora do t’i prezantojnë qeverisë projekt-propozimin e tyre për reformën në Akademinë e Shkencave.

Tv Klan

 

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*