te-moshuar600 milion persona të moshës mbi 60 vjeç në mbarë botën kanë festuar ditën e të moshuarve.

Në vendin tonë janë mbi 318 mijë të moshuar.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin për dyfishim të personave të moshur deri në 2025, ndërsa deri në vitin 2050 ata do të arrijën në shifrën dy miliard.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme, si sëmundja zemrës, kanceri e diabeti.

Ndërsa në vendin tonë, shumica dërrmuese e të moshuarve vuajnë nga dy apo më shumë sëmundje kronike.

Situata lidhur me depresionin, disabilitetin dhe performancën fizike paraqitet shumë më keq mes femrave të moshuara krahasuar me meshkujt.

22% e grave dhe 12% e burrave kanë 4 ose më shumë sëmundje kronike.

47% e grave dhe 30% e burrave kanë shenja të depresionit.

Disabiliteti ka prekur 40% të meshkujve dhe 65% të femrave.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 18% e të moshuarve janë rrëzuar të paktën 1 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa një në katër të moshuar në Tiranë përdor një medikament psikotrop pa recetë.

Parashikimet e ekspertëve të shëndetësisë botërore flasin se numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten do të katërfishohet në vitin 2050.

Ndërsa afër 80% e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 4-6 % e personave të moshuar në botë vuajnë nga një formë e abuzimi si fizik, psikologjik, emocional, financiar, ose për shkak të lënies pas dore, ndaj edhe 1 Tetori konsiderohet si ditë sensibilizimi për t’u dhuruar më shumë dashuri dhe përkujdes moshës së tretë.

Tv Klan