Europa Lindore dhe veçanërisht vendet e Ballkanit kanë nivelin më të lartë të helmimit të ajrit dhe ndotjes mjedisore në të gjithë kontinentin. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që vlerëson se vendi me ndotjen më të madhe mjedisore është Bosnje Hercegovina, me 55.1 grimca të imta në atmosferë. Edhe pse me një mesatare qartësisht më të ulët, Shqipëria gjithsesi ka një nivel shqetësues të ndotjes së ajrit, me 17.1 nivelin e grimcave të imta.

OBSH vlerëson se vdekshmëria nga ndotja mjedisore është më e larta në rajonin tonë. Në Shqipëri 166 persona në vit për 100 mijë banorë, humbasin jetën nga për shkak të ajrit të ndotur. Edhe këtu Bosnje Hercegovina mban vendin e parë me 230 persona në vit për 100 mijë banorë. Vende të tjera të rajonit që kanë vdekshmëri të lartë janë Bullgaria , Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Nga ana tjetër vendet me nivel të ulët të ndotjes mjedisore janë ato skandinave. Finlanda 6 persona në vit, Norvegjia 12, ndërsa Suedia ka nivelin më të ulët me 0.4 për 100 mijë banorë.

Vendet më të ndotura në botë vijojnë të jenë ato aziatike, Kina dhe Koreja e Veriut.

Tv Klan