Policia ka reaguar në lidhje me një video që është shfaqur në median online ku janë konfliktuar disa persona në prezencë të dy punonjësve me uniformë  të policisë, ndaj të cilëve janë përdorur fjalë fyese dhe kërcënuese. Punonjësit e policisë të shfaqur në video janë 2 efefektivat e patrullës së përgjithshme, pranë Komisariatit nr.6, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim,(patrullë këmbësore)në zonën e Kombinatit.

Gjatë patrullimit, dy punonjësit e policisë kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë konstatuar një konflikt fizik midis tre personave.

Nga ana e dy punonjësve të patrullës është bërë njoftimi në radio i Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë për të afruar shërbime të tjera policore dhe është ndërhyrë nga ana e tyre për neutralizimin e konfliktit.

Në ndërhyrje e sipër për ndarjen e palëve të përfshirë në konflikt fizik, ku  Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç, (të dy nën ndikimin e alkoolit) po  dhunonin fizikisht E.Sh., 38 vjeç, dy punonjësit e policisë kanë hasur rezistencë fizike nga dy shtetasit e alkoolizuar, të cilët kanë përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj dy punonjësve të policisë.

Me ardhjen e shërbimeve shtesë të policisë u bë i mundur neutralizimi i tre shtetasve të përfshirë në konflikt dhe shoqërimi i tyre në ambientet e policisë.

Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç (vëllezër) u arrestuan për veprën penale “Kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 / 2 i Kodit Penal.

/tvklan.al