Kryetari i Libra-s, Ben Blushi, ka paraqitur sot një ofertë “të sinqertë” për Partinë Demokratike, e cila nuk ka paraqitur në KQZ listat e plota me 140 kandidatë për deputetë.

Blushi thotë se meqë PD nuk ka arritur të gjejë dot 140 kandidatë, Libra mund ta ndihmojë, por me kusht që selia blu të mos bëjë protestë për t’i kërkuar mbrapsht ata deputetë.

Një ofertë e sinqertë për PD

PD ka regjistruar vetëm 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria. Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një çadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht

”, shkroi Blshi në profilin e tij në Facebook./tvklan.al