Në ditën e dytë të Panairit të Punës, mbi 130 biznese kanë intervistuar qindra qytetarë të moshave të ndryshme, për t’i tërhequr në tregun e punës.

Mundësitë që kanë ofruar kanë qenë të shumta, duke filluar nga sektori i telekomunikacionit, turizmit, ndërtimi dhe fasoneria, por ajo që po përballen dukshëm është vështirësia për të gjetur persona të kualifikuar. Kjo i ka detyruar bizneset që edhe të mendojnë për pjesën e trajnimi të punonjësve.

Interesimi i të rinjve për të gjetur punë ka qënë i lartë.

Në dispozicion të punëkërkuesve, nga bizneset janë vënë afro 8000 vende të reja pune.

Panairi i Punës do të qëndrojë i hapur deri më datën 30 Prill.

Tv Klan