Tianjin i drejtuar Fabio Cannavaro po synon të bëjë goditjen e madhe në merkato. Pierre-Emerick Aubameyang është objektivi i ekipit kinez që është i gatshëm t’i paguajë Borussia Dortmundit 80 milionë euro, sipas lajmit të botuar nga “France Football”.

Paga e Aubameyang është stratosferike me 50 milionë euro në vit. Kjo shumë do të vendoste një rekord të ri botëror. Te Tianjin aktivizohen edhe braziliani Pato dhe belgu Witsel. Klubet kineze kanë shpenzuar qindra milionë euro për të afruar lojtarë të njohur kohët e fundit, një pjesë e tyre në fund të karrierës.

Pierre-Emerick Aubameyang kërkohet edhe nga shumë ekipe të njohur në Europë, por nuk ka dashur të largohet deri më tani nga Borussia Dortmund. Aubameyang ka lindur në Francë, por në nivel kombëtaresh përfaqëson Gabonin, vendin e tij të origjinës./Tv Klan