UNKëshilli i Sigurimit të OKB ka dënuar ashpër rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines në mbledhjen e tij të fundit.

15 anëtarët e organizmit votuan unanimisht një rezolutë të propozuar nga Australia për “hetim gjithëpërfshirës dhe për krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e tyre”.

Rusia pranoi të votonte pro, pas heqjes në tekst të referencave për autorët e mundshëm të rrëzimit të avionit.

Nga ana tjetër, separatistët filorusë të cilët kontrollojën territorin ku ndodhen mbetjet e Boeingut të kompanisë malajziane, kanë dorëzuar te Agjencia Ndërkombëtare e Trafikut Ajror 2 kutitë e zeza të avionit si dhe të gjithë trupat e viktimave të gjetur deri tani.

Tv Klan