Merr fund aventura e trajnerit shqiptar Besnik Hasi tek Olympiakos në Greqi. “Ekathimerini” informon se skuadra ka njoftuar Hasin se ai nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Greqisë. Vendimi është marrë pas humbjes dramatike 3 – 2 ndaj AEK-ut.

Skuadra e drejtuar nga Hasi shpërdoroi avantazhin e dy golave mbrëmjen e së dielës në “Olympic Stadium”. Pak orë më vonë, në drejtuesit vendosën shkarkimin e Hasit, i cili mori drejtimin e klubit nga Pireu vetëm pak muaj më parë.

Hasi nuk do të drejtojë të kuqtë as në takimin përballë Juventusit në Torino të Mërkurën. Skuadra do të udhëtojë drejtë Italisë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Antonis Nikopolidis.

Si favorit për postin e Hasit shikohet uruguaiani Gus Poyet, i cili më parë ka drejtuar AEK-un, Sunderlandin etj. /tvklan.al