One D

Dejmtë e ”One Direction” po përgatiten të nxjerrin në tregun muzikor këngën e re të titulluar, “Infity”. Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, pjestari i Pop – Rock bandës, Liam Payne. “Infinity është kënga e radhës” – shkruajti këngtari për 21.4 milionë ndjekësit e tij.

Kjo është kënga e tretë promovuese e shkëputur nga albumi i pestë i tyre, “ Made in the A.M”, pas “ Drag me down” dhe “Perfect”. Më herët Julian Bunetta, producenti dhe autori i këngëve të tyre, tha për Billboard se ky album është regjistruar nga grupi duke e ditur, që do të ishte albumi i tyre i fundit për disa kohë, duke lajmëruar kështu një periudhë pushimi për “One Direction”./tvklan.al