Opera dhe baleti në “ekzil”

U desh rikonstruksioni i Teatrit të vetëm Kombëtar të Operas dhe Baletit, që ky institucion të mbërrijë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Pas 31 vitesh, gjithçka që krijon trupa e baletit, operas dhe ansamblit popullor, nuk do të jetë vetëm, ekskluzivitet i publikut të Tiranës, por i gjithë qyteteve. Aty ku do të mungojë, skena e teatrit, do të këndohet, kërcehet dhe luhet muzikë në qiell të hapur.

Filozofia e përshtatjes është ndjekur edhe në përmbajtjen e kalendarit artistik. Për shkak të kushteve teknike të skenave që mundëson Tirana, premiera  e vetme, do të jetë baleti “Liqeni i Mjelmave” në Pallatin e Kongreseve.

Zyrtarisht nga Ministria e Kulturës është thënë se opera dhe baleti do të jetë në ekzil për tre vite. Por drejtorja Zana Çela është futur në negociata që kjo kohe, relativisht e gjatë dhe sfiduese, të reduktohet në dy.

2017 që është shpallur viti i Prenk Jakovës, nis në Tiranë, me një koncert vokal-simfonik nën dirigjimin e Ermir Krantjas dhe në rrethe me operan “La Traviata” në Shkodër, të enjten dhe të premten.

Tv Klan

 

Kategori
KulturëTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...