Të bëjmë bashkë në të njëjtin shesh, publikun e ri dhe të rritur, në një koncert ku zërat operistikë këndojnë me një orkestër që nuk luan vetëm muzikë klasike, por edhe elektronike, rrok e pop.

Mbi këtë ide është ndërtuar “Opera in Jeans”, një praktikë e njohur në Evropë, që Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do ta eksperimentojë për herë të parë edhe në Tiranë.

Mbretëresha e “Opera in Jeans” do të jetë orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit.

12, 13, 14 Korrik janë ditët e operas në qiell të hapur, në sheshin “Skënderbej”, ku si kusht të vetëm ka, të gjithë të veshur në Jeans.

Tv Klan