“Opera Soul” gjithnjë është mundësia që artistët e operas dhe baletit e shfrytëzojnë për zhvilluar koncerte të tyre, përveç angazhimit të tyre në shfaqjet kryesore përgjatë kalendarit artistik.

Të Dielën, sopranoja Ramona Tullumani, tenorët Denis Skurra dhe Ergys Mita, violinisti Fatos Bardulla, balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari sjellin një koncert në Muzeun Historik Kombëtar.

Me Ardita Bufaj, koncert-maestren, Ramona, sjellë një program ku pjesët shqiptare janë përzgjedhur nga më të dashurat për publikun.

Koncerti është i hapur për këdo.

Tv Klan