Qindra trafikantë droge ranë në prangat e policisë turke në një operacion masiv kundër trafikut të lëndëve narkotike. Mediat turke bëjnë të ditur se në kërkim ishin 913 persona, por nuk është ende e qartë se sa prej tyre janë arrestuar deri më tani. 

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës në 79 provinca të Turqisë, përfshirë edhe kryeqytetin Ankara.

Sipas hetuesve, mes emrave në listën e të kërkuarve ka edhe persona që paratë e drogës i përdorin për të financuar terrorizmin. NW operacionin masiv janë angazhuar mbi 7 mijë policë, të ndarë në mbi rreth 1600 skuadra.

Të ardhurat vjetore vetëm nga kultivimi i kanabisit në Turqi, arrijnë në 170 milionë dollarë. Ndërsa trafiku i drogës gjeneron minimalisht 1.5 miliardë dollarë./ABC News