Operacioni i hapur në zemër është më i sigurt në qoftë se realizohet pasdite, kjo për shkak të orës natyrale të organizmit, kanë deklaruar shkencëtarët.

Ora natyrale e trupit – apo ndryshe ritmi kardiak – është arsyeja që ne flemë gjatë natës, e që gjithashtu nxitë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon trupi ynë.

Studimi, i publikuar në Lancent, sugjeron që zemra është më e fortë dhe e përjeton më mirë operacionin gjatë pasdites se sa në mëngjes.

Mjekët kanë shikuar komplikimet, duke përfshirë këtu edhe sulmin në zemër dhe vdekjet, pas operacioneve, me ç’rast kanë gjetur;

– 54 nga 298 pacientë të mëngjesit kishin përjetuar ngjarje negative

– 28 nga 298 pacientë të pasdites kishin përjetuar ngjarje negative

– Pacientët e pasdites kishin rrezikun e përgjysmuar

– Një ngjarje negative mund të evitohet në çdo 11 pacientë të operuar pasdite. /klankosova