Policia ka dhënë detajet e operacionit anti-drogë në Kavajë, ku u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë kanabis.

Sipas njoftimit për shtyp, në operacionin e koduar “Pilotët” u arrestuan në flagrancë tre persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Po ashtu,  në operacion janë sekuestruar 

3 automjete, 1 mjet i rëndë traktor dhe 1 gomone, e cila dyshohet se do të përdorej për transportimin e drogës drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Operacion antidrogë i koduar “Pilotët”.

Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3  shtetas të tjerë.

Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”.

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”,  dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017,  rreth orës 02:20, shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një  “Land Rover “dhe një furgon  mund të transportonin   lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna  për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve,  nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete,  duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre  automjeteve,  rezultoi se  në brendësi të tyre   kishte pako të mëdha me lëndë  të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi  rreth  1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e  Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e  narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i  shtetasve :

– Joni Sadikaj,

– Roland Hysenbelliu

– Kejvi Hajdari

Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor  janë edhe shtetasit :

B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.

Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke  bërë  krehjen  e terrenit dhe territorit,  ku si rezultat  janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota,  cila nga verifikimet i përket shtetasit :

  1. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.

Gjithashtu , në lidhje me këtë  ngjarje,   janë shoqëruar edhe  disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.

Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  për veprën penale  “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”   e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

/tvklan.al