Kolonjë – Një punonjës policie i Ersekës është shpallur në kërkim për akuzën kultivim të lëndeve narkotike në lidhje me aksionin e një jave më parë ku në fshatin Qinam -Radovickë ku u shkatërruan mes shumë se 17 mijë bimë kanabis.

Efektivi Edvin Meko sipas hetimeve të Prokurorisë rezulton të jetë kultivues i drejtpërdrejtë në zonë dhe bashkëpunëtor me disa kultivues të tjerë në këtë zonë. 35 – vjeçari Meko nëpërmjet familjarëve të tij ka mbjellë dhe kultivuar disa parcela në zonat malore të Ersekës. Pranë parcelave të tij kishin mbjellë lënde narkotike edhe shtetasit Krenar dhe Mariglen Nuredini. Oficeri i policisë u kishte dalë garant këtyre personave se do t’i njoftonte për çdo levizje të policisë kundrejt shpërblimit. Pas disa verifikimeve në fund të muajit Korrik, Prokurorisë së Korçës i mbërrin një informacion se në këtë zonë mbillej drogë ku kishte dyshime se Meko ishte i përfshirë.

Në mesin e Gushtit ndërkohë që Prokuroria kishtë mbledhur disa prova, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, referon një informacion për Edvin Meko. Pasi u mblodhen një serë provash Prokuroria vendos të ndërhyjë në 22 Gusht duke u shkatërruar mbi 17 mijë bimë kanabis.

Ditën e ndërhyrjes policia nuk arrestoi asnjë person. Ndërkohë me vendim të Gjykatës së Korçës janë arrestuar mëngjesin e kësaj të diele katër kultivues të disa parcelave. Kështu janë prangosur Krenar dhe Mariglen Nuredini, si dhe Jorgo Kristali dhe Gramoz Beko. Këta dy të fundit banues në Tiranë dyshohet se janë organizatorët dhe porositësit e lendës narkotike të mbjellë dhe Nuredinët. Burime nga grupi hetimor thonë se ka dhe të tjerë persona të përfshirë në kultivimin e kanabisit, por nuk jepen detaja për shkak të hetimit.

Tv Klan