Një vit nga grabitja spektakolare në qendrën tregtare “TEG”, policia e Tiranës ka arrestuar 3 nga anëtarët e bandës mbi të cilët rëndon kjo vepër kriminale. Nëndrejtori i policisë Arben Qato bëri publik, emrat e dy prej të arrestuarve, ndërsa tha se janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë. Pak minuta pas konferencës policia njoftoi edhe kapjen e Julian Qerushajt nga fshati Borizane i Fushë Krujës.