Tiranë- Këto janë momentet e mbërritjes në drejtorinë e Policisë së Tiranës të Enea Durajt 26 vjeç dhe Renato Toskës 28 vjeç, të arrestuar për shantazhimin e një tregtari në fshatin Yrshek të Kasharit në Tiranë. Këtij të fundit duke e kërcënuar personat i kanë kërkuar 10 mijë euro.

Kërcënimi ndodhi të shtunën në Yrshek, kur të dy personat i kanë kërkuar në shumën e gjobëvënies tregtarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Menjëherë tregtari denoncoi rastin në komisariatin nr.6 në kryeqytet.

Pas denoncimit, policia organizoi kurthin, për dorëzimin e kontrolluar të parave në Yrshek. Sasia e Në një çantë, policia kishte futur 5 mijë euro, 300 mijë lekë të reja dhe disa sende si bizhuteri e sende me vlerë.

Në momentin e dorëzimit të parave, kanë ndërhyrë efektivët e njësisë operacionale të cilët kanë ndaluar dy të shantazhuesit e tregtarit. Paratë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, të cilat i ishin vënë në dispozicion policisë nga vetë i dëmtuari. Ndaj dy personave, rëndon akuza e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim si dhe shtrëngimi me dhunë për dhënie pasurie.

Tv Klan