Një person është arrestuar dhe dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.

Në pranga ka rënë Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh”. Gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet, të cilat ishin në përdorim të Teranajt ,policia ka gjetur dhe sekuestruar 6 aparatura elektronike lojërash fati,  5 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate si dhe një  1 tavolinë pokeri.   

Ndërsa në gjendje të lirë do të procedohen  E. Th, 48 vjeç A. C, 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fati, nga këta dy persona  janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  10 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)./tvklan.al