Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ”Vjeshtë 2017”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ”Delta Forcë”,  gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim,  të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistoletë , një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Vijojnë kontrollet nga ana e  Policisë si edhe po punohet për verifikimin e automjeteve dhe shtetasve të cilët janë shoqëruar ditën e sotme në ambientet e Policisë.

/tvklan.al