Të ftuar:

Lorenc Vangjeli, 

Preç Zogaj, 

Armand Shkullaku, 

Robert Rakipllari,

Lidhje direkte me:

 

Mesila Doda 

Luan Rama 

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së; për një qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën është një qëndrim parimor dhe kushtetues njëkohësisht. Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër? Rama theksoi se opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet. Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.

Nënkryetari i LSI Luana Rama i është përgjigjur Saimir Tahirit në një lidhje direkte në emisionin ‘Opinion’. Ai tha se deklaratat e tij që mund të fitojnë të vetëm kundër të gjithëve, mund të ishin të pranueshme në Shqipërinë e viteve para 1990, kur vendi ishte në diktaturë. Më tej Luan Rama tha se mazhoranca po përdor një retorik arrogante dhe të pa pranueshme.  “Të vetëm kundër të gjithëve mund ta pranoja me shumë vështirësi në periudhën para ’90-ës, bile edhe ne 90 jo sepse edhe atëherë lindi si alternativ zgjedhja me alternativa”, është shprehur Luan Rama. Kujtojmë që pak ditë më parë, në një takim me Asamblenë Socialiste, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se PS, mund të fitoj edhe e vetme.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se PDIU ofron gjithë mbështetjen e saj jo vetëm për negocim, por edhe për mikëpritjen e një tryeze të tillë. Përgjatë fjalës së saj, Doda nënkuptoi se PDIU është e gatshme të jetë një negociatore kryesore për të ulur palët në një tryezë bashkëpunimi në funksion të zgjidhjes së krizës. Pak më herët, Doda foli edhe për 7 pikat e propozuara nga PDIU për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në paktin me 7 pika të paraqitur nga PDIU theksohet rëndësia e dialogut mazhorancë-opozitë, për të normalizuar situatën. PDIU propozon që Basha dhe Rama të ulen bashkë dhe të gjejnë të gjitha modalitet e nevojshme, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të qetë.

I ftuar në Opinion, gazetari Armand Shkullaku është shprehur se brenda mazhorancës këto që po ndodhin pritesh dhe nuk janë surprizë. “Jo gjithmonë peshku dhe ngjala janë njësoj, ngjala rrëshket, peshku ngec në fyt”. Sipas Shkullakut gjith nënteksti i deklaratave të Metës, do të thotë se pa opozitën në zgjedhje, është një aventurë që mund ta çoj vendin në kaos institucional. Sipas Shkullakut darka krijoi përshtypjen se  gjërat mes PS dhe LSI u sheshuan, por tjetër gjë u vu në dukje një ditë më  pas. “E reja e LSI dje ka qenë se ajo hyn në koalicion me PS, por jo në zgjedhje pa opozitën”, është shprehur Shkullaku.

Analisti Preç Zogaj, sonte, ka theksuar se opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje me qeverinë politike të Edi Ramës. Zogaj tha se problemi i të gjitha partive politike është se nuk mund të shkohet në zgjedhje me qeverinë e Edi Ramës, sepse ai është përgjegjës. Ai vuri në duke se kryeministri duhet të paguajë çmimin për atë që ka bërë dhe çmimi është të shkojë në zgjedhje si i barabartë me gjithë të tjerët. Sipas tij, beteja, në këtë pikë bëhet në rrafshin e së drejtës të argumentave.

Dy gazetarët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjelli kanë shkaktuar mbrëmë një incident në studion e “Opinion” që njihet për debate të ashpra mes politikanëve, por kësaj radhe nuk i kanë shpëtuar as gazetarët….Ata kanë kaluar në ofendime personale, ç’ka detyroi drejtuesin Blendi Fevziu të fusë reklama. I gjithë debati nisi për raportin Rama-Meta, që sipas Rakipllarit janë ndarë, ndërsa sipas Vangjelit Jo.

Debati

Gjatë gjithë emisionit Rakipllari dhe Vangjeli kanë ndarë qendrime të ndryshme dhe kanë komentuar në mënyra të ndryshme deklaratat e Ramës dhe Metës. Sipas Vangjelit, palët i ndan kriza e besimit, pra Meta s’ka besim tek Rama dhe anasjelltas. Sakaq nuk kanë besim as tek Basha. Por sipas tij koalicioni po vazhdon… Nga ana tjetër, Rakipllari mendon se Rama-Meta janë ndarë dhe nuk takohen më.

Në një moment, Vangjeli thumbon Rakipllarin duke thënë: “Ironia inteligjente e atij…”. Rakipllari ia kthen: Me ty po tallen njerëzit po thonë në facebook se je gomar…

Ndërhyn Fevziu: Për atë punë edhe mua më thonë bjeri me shkop por këto nuk merren për bazë…

Me tej Rakipllari e merr sërish fjalën dhe thotë se: “Palët janë ndarë pavarësisht dëshirës së Lorencit që çfarë do të ndodhë  vetëm Rama me Metën mos të ndahen. Është pak a shumë e njëjta logjike si socialistja e Beratit…

Ndërhyn Vangjeli: Kur bën ironi edhe Berti.. është njësoj si të krahasosh sharrën e drurit me muzikën klasike.

Rakipllari: Të kam thënë je një idiot, o burrë. Ky është një budalla! Idiot…

Fevziu: Boll tani mos e prish emisionin.

Rakipllari: Si të mos e prish ky është një budalla dhe kaq.

Fevziu: Spotet publicitare dhe ktheheni në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë të emisionit debati është zhvilluar më i qetë dhe Rakipllari me Vangjelin kanë shmangur përballjen. Në panel ishin edhe analisti Preç Zogaj dhe gazetari Armand Shkullaku që ndërhynë për të qetësuar.

Çfarë ndodhi pas emisionit?

Në përfundim të emisionit “Opinion” rreth mesnatës dy gazetarët duket se e tejkaluan momentin e vështirë dhe janë parë të dalin bashkë nga studiot e Tv Klan.