Të ftuar:

Redi Shehu,

Arbana Xharra,

Mustafa Nano,

Anjeza Xhaferaj,

Ergys Mertiri,

Elsa Balluri

I ftuar në emision “Opinion” studiuesi Redi Shehu është shprehur se paragjykimi për myslimanët ekziston edhe në Shqipëri. Shehu deklaroi se paragjykimi dhe islamofobia janë të lidhura ngushtë bashkë. Sipas tij paragjykimet vijnë sepse njerëzit nuk e njohin mirë fenë dhe ndikohen, psh nga ngjarjet e fundit që mund të jenë sulme terroriste apo qoftë edhe një mesazh që e marrin të shkëputur. “Paragjykimi është kur kap pjesëza dhe paragjykon të tërën, pra duke marrë të shkëputur mesazhin shkon drejtë paragjykimeve”, kjo ndodh në pjesën më të madhe të islamofobisë”  ka deklaruar Redi Shehu.

Paragjykimi i myslimanëve në Shqipëri, ka ardhur si pasojë e një paragjykimi të disa elitave kulturore që janë edhe zotërues të mjeteve të komunikimit masiv, ku përmes këtyre mjeteve dhe skemës së paramenduar të paragjykimit të Islamit, arrijnë të ndikojnë në pjesën më të madhe të popullsisë. Studiuesi Redi Shehu tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se në të vërtetë ka shumë rëndësi si i qasesh myslimanit dhe Islamit në përgjithësi, pasi mënyra e qasjes përcakton edhe formën dhe mënyrën se si ti reklamon atë në shoqëri. Shehu deklaroi se paragjykimi ndaj myslimanëve ekziston, por ekziston në një pjesë të elitave kulturore, të cilët zotërojnë edhe mjete të komunikimit masiv, siç janë televizionet dhe gazetat. Ndërsa nga ana tjetër, Shehu tregoi se një pjesë e madhe e popullsisë e lidhur edhe me identitetin e tyre, sepse identiteti mysliman i shqiptarëve vjen nga trashëgimia historike dhe është krejt pa kuptim që të thuash se shqiptarët ngrihen me një paragjykim të madh kundra vetvetes.

Redi Shehu:

Në të vërtetë ka shumë rëndësi si i qasesh myslimanit dhe islamit, pasi mënyra e qasjes përcakton edhe formën dhe mënyrën se si ti reklamon atë në shoqëri. 

Duke u kthyer tek çështja e paragjykimit, duhet të sqarojmë se paragjykimi i myslimanëve në Shqipëri nuk është në një bazë popullore edhe për shkak të trashëgimisë të identitetit, por duke mos harruar edhe pasojat e komunizmit.  

Paragjykimi ndaj myslimanëve ekziston, por ekziston në një pjesë të elitave kulturore, të cilat zotërojnë edhe mjete të komunikimit masiv, siç janë televizionet dhe gazetat.  

Ndërsa masa tjetër ka një prirje të natyrshme, pasi janë të lidhur familjarisht me identitetin. Sepse identiteti mysliman i shqiptarëve vjen nga trashëgimësia historike dhe është pakuptim që të thuash se shqiptarët ngrihen me një paragjykim të madh kundra vetvetes.

Një pjesë e elitave kulturore që zotërojnë edhe një pjesë të mjeteve të komunikimit masiv, përmes ndërtimit të skemës së paramenduar, të skemës së paragjykimit të myslimanëve, domosdo ndikojnë në pjesën më të madhe të popullsisë.

Arbana Xharra ka theksuar se në Shqipëri më tepër se islamofobi, ka shqiptarofobi. Sipas saj, nëse të bie rruga të futesh në një Xhami në Kosovë, do kesh rastin të dëgjosh fyerje të imamëve ndaj Skënderbeut dhe Nënë Terezes. Xharra tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se ekziston një tendencë e shqiptarofobisë, se islamofobisë. Ajo deklaroi se në lidhje me këtë çështje ka shumë rëndësi se kush flet. “

Gjatë një bisede me imam Elvis Naçin, pata mundësinë të bisedoja për çështje të ekstremizmit dhe terrorizmit fetar, duke e krahasuar me disa imamë të tjerë dhe duke vënë re ndjekësit e shumtë të tij në rrjetet sociale, mund të them se në Shqipëri nuk ka islamofobi

”,- tha Xharra.

Arbana Xharra:

Varet se kush flet për identitetin shqiptar, pasi unë mendoj se ka shqiptarofobi. Cilido që ka folur nga individ të besimit islam, apo edhe imam për fyerjet ndaj Muhamedit, duhet të shkoni në Xhami për të kuptuar se çfarë thonë imamët për Skënderbeun dhe për Nënë Terezen. Mendoj se ka një tendencë të shqiptarofobisë sesa të islamofobisë. Në momentin që Elvis Naçi, krahasuar me imam të tjerë, është më i hapur për të trajtuar çështje të ekstremizmit dhe terrorizmit, ndërsa të tjerët nuk e pranojnë se ekziston ekstremizëm apo terrorizëm. Për vetë faktin se Elvisi ka shumë ndjekës në rrjetet sociale se kushdo tjetër, tregon se në Shqipëri nuk ka islamofobi.

Kritika ndaj islamit është diçka e vlefshme jo vetëm për një vend të caktuar, por edhe për vetë myslimanët. Për Mustafa Nanon, Europa ka kohë që figurën e Jezu Krishtit e ka kritikuar dhe madje kritikuar si asnjë personazh tjetër në historinë e saj, por europianët janë pajtuar me një gjë të tillë. Sipas tij, myslimanët vazhdojnë të jenë të llastuar, por ata duhet të mësohen të fyhen. Nano tha se myslimanët kanë shkuar në Europë nga pëlqimi për lirinë e shprehjes dhe mendimit. Megjithatë, -deklaron ai-, pjesa myslimane e Europës thotë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni. “

Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para

”,- tha Nano. Ai tregon se ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme.

Mustafa Nano:

Myslimanët kanë ardhur në Europë se mbi të gjitha u pëlqen liria e shprehjes dhe mendimit. Në Europë që kritikohet Jezu Krishti dhe kritikohet si asnjë personazh tjetër në historinë e Europës, janë bërë libra dhe shkrime të shumta, por europianët janë pajtuar me këtë gjë. Pjesa myslimane e Europës thonë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni. Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para. Ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme.

E ftuar në emisionin “Opinion” Anjeza Xhaferaj ka deklaruar se myslimanët nuk paragjykohen nga elitat politike, fetare e shoqërore, por nga opinionist të caktuar të cilët hapin debate herë pas here në media. Sipas Anjezës elita politike, elita fetare dhe shoqëria në tërësi nuk i paragjykon myslimanët. Ajo tha se ka paragjykim ndaj tyre, pos nga ata që kanë aksese në media të cilët e ngrejë si çështje, por shoqëria nuk i paragjykon myslimanet.

Pas deklaratave të imamit Elvis Naçi për rëndësinë e marrëdhënieve në çift, ka nisur një debat nëse myslimanët shqiptarë janë apo jo të paragjykuar. Referuar rezultatit të sondazhit të mbrëmjes në Opinion, mbi 60 për qind e votuesve mendojnë se myslimanët në vendin tonë janë të paragjykuar për shkak të besimit të tyre. Ndërsa, 35 për qind e tyre kanë votuar se ata nuk janë të paragjykuar në shoqërinë shqiptare. Ndërkaq, pothuajse 3 për qind e tyre, nuk janë në dijeni të këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare.

Ngjarja e javës: Ndërprerja e seancës parlamentare