OPINION – A JANE DEMBELE SHQIPTARET?

Emision: 10.10.2017


Të ftuar:

 Sotiraq Spirollari,
Adelina Emini,
Artan Hoxha,
Ornela Liperi,
Gentian Bushati

Në një sondazh të kryer nga kompania EPPC kanë dalë disa të dhëna për punësimin në Shqipëri dhe Kosovë. Ky sondazh i plotësuar në mënyrë anonime online nga 1459 persona, ka nxjerr në pah problematikat me të cilat hasen shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre të punës. Nga të dhënat e këtij sondazhi shqiptarët janë më të pakënaqur për punën e tyre, pra rreth 12% më tepër se sa kosovarët. Në Shqipëri 66% e pjesëmarrësve në sondazh janë shprehur të pakënaqur për punën e tyre ndërsa në Kosovë 54% e pjesëmarrësve në sondazh shprehen të pakënaqur për punën e tyre. Kjo vjen si rezultat i pagës mesatare, e cila është më e lartë në Kosovë.

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme  është publikuar një sondazh i kryer në Shqipëri dhe Kosovë për kushtet e vendeve të punës nga EPPC. Pasi rezultoi se shqiptarët ishin më të pakënaqur me punën e tyre se sa kosovarët një tjetër rezultat ka habitur paksa në këtë sondazh. Bëhet fjalë për atë që njerëzit vlerësojnë më tepër në punën e tyre dhe çuditërisht nuk është paga. Pyetjes se: Çfarë është më e rëndësishme në punë? Ata i janë përgjigjur si më poshtë. Përgjigjet e të anketuarve kanë vënë si më të rëndësishme; vlerësimin për panënë që bën (77%). Pas saj ata kanë vendosur; respektin nga eprorët dhe paga renditet e treta. Ja pra që paga nuk është çdo gjë në punë.

Shqiptarët mund të konsiderohen dembel të tipit oriental, ku mjaft pak përpiqen për të gjetur një vend pune dhe kjo ndodh për disa arsye të ndryshme. Administratori i një restoranti të njohur në Tiranë, Sotiraq Spirollari, tha në emisionin “Opinion” se shqiptarët janë punëdashës, ata e duan punën, por mënyra se si ka rrjedh tranzicioni social në vendin tonë, me shumë goditje, kërkim fati në Loto Sport, kazino, qetësim shpirti tek telenovelat, duket se është krijuar brezi i “Iluzioneve të Humbura”. Sipas tij, vendi ynë ka edhe filozof të espirimit të punës si Naim Frashëri, që shkruante: Punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë. Përsa i përket dembelizmit të shqiptarëve, Spirollari tha se ne kemi një lloj dembelizmi të tipit oriental. Për të shpjeguar këtë koncept, tregoi fabulën e dembelit të Stambollit. Historia e dembelit të Stambollit është që në kohën e sulltanëve u rrit shumë vdekshmëria, për të ulur shifrat u mendua që të përgatitej një bukë e trashë rreth qafës së njerëzve si golf, e cila ishte e vlefshme për shtatë ditë. Menjëherë pasi mbaronte afati, ata shkonin dhe verifikonin rastet, por vunë re se shifrat u rritën përsëri. Atëherë, pyesnin ata; çfarë ndodhi? Realisht dembeli kishte ngrënë vetëm atë që kishte para dhe nuk e kishte kthyer kokën në anën e pasme për të ngrënë pjesën tjetër.

Shqiptarët janë të pakënaqur me kushtet e punës në vendin tonë, pasi motivimi për punën varet nga shumë faktorë. Ky është rezultati i sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku pyetjes; A jeni të kënaqur me punën që bëni?, rreth 37 përqind e tyre kanë votuar se janë të pakënaqur me kushtet e punës që bëjnë dhe 32 përqind kanë kanë votuar se janë të kënaqur. Një shifër dramatike, mund të konsiderohet 31 përqindshi i atyre që nuk kishin një punë.   

Kategori
OPINION
1 Koment
  • S. Ramushi
    12 Tetor 2017 at 03:53
    Përgjigju

    Un jetoj ne shtetet e bashkuara te Amerikes ne New York. Kam deshire te them dicka sa i perket kesaj teme. Pse shqiptaret nuk punojn ne Shqiperi apo tersisht ne krejt ballkanin asht arsya qe sistemi i jeteses ne kto shtete asht in dryshem sikur aj sistemi i jeteses ne perendim. Pse e them kete? e them sepse ketu ne shtete e bashkuara do te shkosh ne pun edhe me nje kemb sepse cdo gje ne fund te muajit do te paguhet psh, do te paguhet qiraja nese jeton ne nji apartman ose nese ke blere shtepi edhe aty do te paguhet krediti i shtepis qe ti i ke marr bankes. Pastaj jan shum gjera tjera si rryma, karburanti i nxemjes, taxa e shtepis etj. Kurse ne Shqiperi apo ne disa shtetet e ballkanit nji njeriut nese nuk i pelqen puna aj shkon ne shpi te vet dhe pushon sepse at shtepi ja ka ndertua babi apo e ka ndertua vet por aj nuk ka gja te paguaj ne fund te muajit per at shtepi. me fjal tjera shteti njerzit ne Shqiperi apo ne ballkan nuk vjen te i nxjerr nga shpija kurse ne perendim nese nji cent nuk paguhet je jasht shtepis dhe duhet te flejsh jash ne mes te rruges. Kshtu qe ne perendim ta leshosh nje pun qe nuk te pelqen duhet te mendhosh 100 her sepse asht ajo arsya qe e thash para cdo gje paguhet. Kisha deshir te ju shpjegoj pak ma mire por besoj se e kuptoni pergjegjen time. Ju falemderoj te gjithve.

  • Përgjigju

    *

    *