Të ftuar:

Albatros Rexha -Shkrimtar

Gezim Tushi -Sociolog

Edmond Tupja- Shkrimtar

Rita Petro- Shkrimtare

Fjoralba Dizdari – Miss Univers

Denata Toçe – Psikologe

Ylli Doçi – Pastor

Hueyda Elsaied – Artiste

“Besnikëria dhe tundimi në çift” ka qenë tema e mbrëmjes së djeshme në “Opinion”. Një temë për të cilën vështirë se gjen dy njerëz që ndajnë të njëjtin mendim. Por çfarë është besnikëria dhe a e cenojnë atë tundimet e momentin? Cilët janë më të predispozuar nga tundimeve, meshkujt apo femrat? Çfarë roli ka fantazia në jetën në çift? Këto janë disa nga pyetje që të ftuarit e panelit u munduar ti përgjigjeshin në bazë edhe të përvojave vetjake.

Duke nisur nga pyetja e fundit Albatros Rexhaj pranon se meshkujt janë qenie të fantazisë, dhe se ata natyrisht fantazojnë më tepër se ato. “Meshkujt kanë më shumë fantazi se femrat, ndoshta pasi meshkujt fantazojnë bardhë e zi dhe jo me ngjyra si femrat, por ne jemi qeni të fantazisë, që të vegjël edukohemi dhe rritemi si qenie të fantazisë, bisedat që kemi me shokët rreth fantazive tona”. Rexhaj tha se unë nuk mund të kontrolloj të pavetëdishmen, ëndrrën, mbi atë nuk kam asnjë lloj kontrolli, pasi është diçka e pavetëdishme. Sipas tij, njeriu nuk mund ti thotë vetës mos fantazo. Albatros Rexha në vazhdim të debatit lidhur me fantazinë shprehet se ajo është pjesa më e shëndetshme e trupit të njeriut dhe se me anë të saj gjithkush mund të ketë atë që i mungon në jetë, ose të bëjë diçka të ndaluar.

Ndërsa, pastor Ylli Ndroçi bëri me dije se ne nuk mund ti ndalojmë zogjt të mos fluturojnë mbi kokën tonë. Ndroçi tha ne mund ti ndalojmë ata të ulen mbi kokën tonë, por për të fluturur, s’kemi çfarë të bëjmë.

Fevziu: Po kë quan ulje pastor?

Doçi: Ulje quaj atë që ti e përtyp, atë që ti rrin dhe e mendon, pra që ti rrin e shqyrton. Atë që ti e ruan, e kujton.

Për profesor Edmond Tupen të ndash anën estetike nga epshi është shumë e vështirë. Mirëpo, sipas tij, të ndash shpirtin nga turpin është e pamundur. Feja e ka ndarë një gjë të tillë, pikërisht këtu fillon mëkati i parë i fesë.

Ndërsa sociologu Gëzim Tushi flet për të kundërtën. “Femrat janë më intensive në fantazi dhe në realizimin tyre.”-shprehet Tushi. Për më tepër ai ka treguar për një sondazh të kryer në Itali ku më shumë se 70% e grave pranonin se kishin tradhtuar të paktën një herë partnerin e tyre, dhe kjo për shkak të tundimit. Më tej Tushi bëri me dije se biseksualitetin duhet ta nxjerrim nga sfera e mëkatit dhe ta fusim në terrenin e humanitetit dhe të vërtetës së saj. Tushi theksoi se në shoqërinë shqiptare, sot, kanë filluar të ligjerojnë mbi seksualitetin, madje të flasin për të, pa frikë, pa droje. “Ne kemi qenë me gjuhë të prerë për të folur për një gjë të tillë. Seksualitetin nuk duhet ta shikojmë në hipokrizinë morale që ka pasur shoqëria jonë. Sepse, seksualiteti dhe realizimi i dëshirave seksuale është një element shumë i rëndësishëm tek njeriu”, tha ai.

Poetja Rita Petro e ka argumentuar tezën e saj duket marr shembullin e Evës dhe mollës së ndaluar që hëngri. “Zoti e ndëshkoi Evën, dhe këtë frik ka kushdo. Se mos për shkak të një tundi ndëshkohet nga bashkëshorti.” Sipas saj, tundimi është shumë i nevojshëm për jetën e një individi, ku njeriu nuk mund ta shmangë dot. Petro tha se ka raste, madje edhe sociologët e kanë shpjeguar, që ka tundime që i kanë shpëtuar jetën shumë lloj individëve. Ajo thekson se vetë tundimi është një test. Për të tundimi është një kënaqësi ë shkurtër, e cila vë në rrezik marrëdhëniet afatgjata.