Të ftuar:

Baton Haxhiu, 

Armand Shkullaku, 

Preç Zogaj, 

Spartak Ngjela

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje live nga “Çadra e Lirisë” për emisionin Opinion, ka bërë më dije se Partia Demokratike nuk po bën negociata me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Basha tha se PD nuk ka një plan B, plani është për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, qeveria Rama ka pas këto tre vite e gjysmë shansin për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai deklaroi se Rama ka humbur çdo shans, duke filluar me Korçën, dy muaj pasi erdhi në pushtet, duke vazhduar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, duke kulmuar me Dibrën, kjo është vetëm një simptomë e problemit të thellë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kreu i opozitës tha se kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe bandat.

Rama humbi shansin e parë, sepse tre herë që i është dhënë mundësia i ka dhunuar standardet e zgjedhjeve. Problemi i dytë dhe më i madhi faktikisht është lidhja kokë e këmbë e kësaj qeverie me krimin. Kaluam ligjin për dekriminalizimin, bëmë një qendresë të jashtëzakonshme, listuam shqiptarët dhe ndërkombëtarët dhe përhkrahjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, kaluam ligjin për dekriminalizimin. Edi Rama nuk e zbatoi. Dhe në rastin kur u detyrua të nënshkruante largimin e Elvis Rroshit, ai vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Kavajës. Së treti zvarriti deri në asgjesim reformën zgjedhore, një vit përpara i kërkuam reformën zgjedhore, pamë mungesën e vullnetit prandaj ishim ne që i propozuam platformën, përfshirë votimin elektronik, e zvarriti për të asgjesuar reformën zgjedhore. Në këto kushte vendi po hyn në një cikël të dytë të prodhimit të drogës, i cili prodhon qindra miliona euro në duar të krimit të organizuar. Në kushtet e moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe kriminelëve në parlament dhe kryetar bashkisë dhe institucioneve të tjera. Kushtet e kapjes së Edi Ramës në flagrancë nga mediat nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët. Ky dhunues dhe shkatërrues i proceseve zgjedhore, e vetmja mundësi e artikuluar tashmë, jo vetëm nga PD-ja dhe jo vetëm nga opozita, por edhe nga gjithë qytetarët është një qeveri që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike. Ky është një vendim i marrë në sheshin e popullit dhe jo në zyrat e partive është një vendim që nuk ka klimë që në Shqipëri tani e tutje do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike është e vendosur ta luftojë këtë betejë deri në fund. Jo për veten tonë, jo për PD-në, por kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kauzë që bashkon çdo shqiptar të djathtë dhe të majtë

”.

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se PD, në këto momente, duhet të jetë në krah të qytetarëve, ajo duhet ti shkojnë deri në fund kësaj që ka nisur. Sipas Shkullakut kjo qeveri duhet përmbysur dhe Partia Demokratike nuk duhet të hyjë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. “PD nuk duhet të hyjë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. A zgjidhet kjo me qeveri teknike, a zgjidhet kjo me zgjedhje të parakohshme, me revoltë, me protestë është tjetër gjë. Ngjela mund të më ndihmojnë, Ngjela i ka fituar zgjedhjet në Tiranë, ka qënë Edi Rama ai që i ka vjedhur zgjedhjet në vitin 2003”, është shprehur Shkullaku.

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se politika në të dy krahët po ndihet e rrezikuar nga reforma në Drejtësi. Sipas Ngjelës zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë pa një gjykatë të pavarur  në asnjë vend të botës. “Kur them që është e rrezikuar do të thotë që janë mbledhur dosjet, janë bërë gati të gjitha provat juridike për korrupsionin, Vettingun dhe Reformën në Drejtësi nuk e drejtojnë shqiptarët sot, dhe kjo është fat. Këtë e drejton politika amerikane dhe gjermano perëndimore, duhan të bëjnë pastrimin me purgo. Unë di që kryeministri nuk i ka rënë ndesh këtij pastrimi. Politikisht ka një konflikt mes politikës amerikane dhe Partisë Demokratike, ky është konflikt i vjetër. Zgjedhje të lira pa gjykatë të pavarur nuk mund të ketë në asnjë vend të botës, ju nuk kini gjykata, ça zgjedhje të lira kërkoni, duhet të kini garantin juridik. Garanti është ai që kërkojnë të krijojnë amerikanët”, është shprehur Ngjela.

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin Opinion, ka deklaruar se Basha nuk do të insistoj për të krijuar qeverinë teknike. Sipas Haxhiut protesta është një mobilizim i natyrshëm, për të kundërshtuar Ramën dhe nëse ajo masivizohet e zgjatet, LSI do ti bashkohet. “Dy muaj para zgjedhjeve është e pa logjikshme që të shkosh në qeveri teknike. Nëse kjo protestë bëhet e qartë, masivizohet bëhet e gjatë, LSI i bashkohet PD”, është shprehur Baton Haxhiu. 

Një debat ka ndodhur në studion e Opinion mes Spartak Ngjelës dhe Preç Zogajt për zgjedhjet në vend. Teksa analisti Preç Zogaj tha se asnjëherë në vendin tonë nuk ka patur dhe nuk do të ketë zgjedhje të lira.  Kjo sipas tij vjen nga “kanabizmi i vendit dhe rrjetet kriminale të cila i ka futur Rama”. Kjo është kundërshtuar nga Ngjela, i cili i ka quajtur këto broçkulla dhe i ka thënë atij të tregoj skemën se si realizohen zgjedhje te lira.