Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Artan Hoxha – Analist

Armand Shkullaku – Gazetar

Alfred Peza – Gazetar

Ervis Iljazaj – Gazetar

Në lidhje te drejtpërdtejte: Gazmend Bardhi – Ish Ministër i Drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, ka treguar mënyrën e intervistimit të Dëshmitarit X, i quajtur Albert Veliu.

Bardhi deklaroi për emisionin “Opinion”, se intervista e Veliut është kryer vetëm pak orë përpara se Policia e Shtetit t’a arrestonte.

Zyrtari i PD-së, tha se personi në fjalë dëshmoi atë që ka ndodhur në materialin audio.

Ai tregoi se njerëz të krimit dhe struktura të Policisë së Shtetit, kanë kërcënuar atë dhe familjarë të tij.

Bardhi tha se ata kanë kontaktuar familjarët dhe kanë kërkuar t’a identifikojnë, duke i kërkuar ati të mos dëshmojë në lidhje me ngjarjen.

“Në lidhje se kush e ka bërë presionin ndaj tij, po kryhen identifikimet”,- tha ai.

Më tej, Bardhi shtoi se dy persona kishin dijeni në lidhje me bisedën që është bërë, njëri është vëllai i ministrit dhe tjetri është personi që foli sot.

Bardhi: Ai është shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Ai ka bërë një dëshmi ditën e sotme, pasi është thirrur nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Vëllai i ministrit të Brendshëm, nuk është thirrur në lidhje me krimin e kryer, ndërsa është thirrur personi që nuk ka kryer asnjë krim.

Kryeministri nuk ka deklaruar se cilën agjensi ka marrë për të verifikuar audio-përgjimin, si dhe nuk ka deklaruar për mënyrën e kryerjes së hetimit.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të enjten, deklaroi nëse nuk dorëzohet pajisja origjinale e përgjimit audio, regjistrimi del nul.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se kjo çështje ka dy pjesë, një morale dhe një juridike, përsa i përket kësaj të dytës, nëse nuk verifikohet pajisja origjinale nga pikëpamja juridike është nul, nuk ka vlerë.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të enjten mes dy të ftuarve, analistit Mustafa Nano dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi në studion e emisionit ‘Opinion’.

Debati degjeneroi në sharje dhe fyerje, menjëherë pas ndërhyrjes në debat të zyrtarit të PD-së, Gazmend Bardhi në lidhje me prezantimin e argumenteve nga analisti Nano në studio për audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj, publikuar nga opozita për përfshirje në trafikun e drogës.

Në një moment Bardhi i kujtoi Nanos se ka një vilë në Gjirin e Lalzit, por gazetari i është kthyer ashpër.

“Vila e sat ëme!”

Ndërsa zyrtari i Partisë Demokratike tha se nuk ka asgjë të keqe që përmendet ajo vilë nëse është blerë me para të justifikuara.

Analisti Mustafa Nano i është përgjigjur se vila është e justifikuar, por nuk i ka kursyer fyerjet ndaj ish-ministrit të drejtësisë duke e quajtur atë “kërriç” dhe “zuzar”.

Bardhi: Vilë në Surrel ka Edi Rama nuk ka ndonjë nga opozita. Po flasim për përgjegjësinë ligjore të ministrit.

Nano: Pse për kunatin të mos flasim.

Bardhi: Jo të flasim për vilën tëndë në Lalëz.

Nano: Për vilën time, vilën time, vilën e sat ëme…

Pas një shënimi të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook në lidhje me një vilë të Mustafa Nanos që presupozohet nga opozita që e zotëron në Gjirin e Lalëzit, ky i fundit reagoi live në studion e emisionit ‘Opinion’.

Nano tha se Sali Berisha flet për parat e dyshimta të miat dhe kjo është një situatë ku e kemi çuar në këtë vend debatin publik.

Analisti përdori tone të ashpëra dhe fjalë fyese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.