I ftuar:
Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu ka deklaruar në lidhje me projektin e përfunduar të “Pazarit të Ri”, se nuk ishte një projekt i kryetarit Basha, por një mbajtje fjale e tij dhe për faktin që kohë më parë kishte shitur personalisht tek ai Pazar. “
Gjëja e parë që kam bërë, duke qenë se kam premtuar edhe në fushatë dhe kam pasur një lidhje sentimentale me “Pazarin e Ri”, që nga koha kur unë kam qenë fëmijë dhe kam shitur në atë pazar. Ne iu përgjigjem kësaj kërkese, jo vetëm duke bërë të njëjtin financim, por disa fish. Sot, Fondi Amerikan ka dhënë mbi 1 milion dollarë, Bashkia e Tiranës ka dhënë mbi 2 milion dollarë, qeveria shqiptare po 2 milion dollarë. Ne jemi tek niveli i 5 milion dollarëve, sigurisht pjesa më e madhe është financim i gjikë ekosistemit aty
”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisioni Opinion, është shprehur se nuk ka patur dijeni për ndryshimet në qeveri dhe se ai ka qenë një vendim ekskluziv i marrë nga vetë Rama. “Unë jo vetëm që nuk kam patur dorë, por as kam pas dijeni, i kam mësuar këto ndryshime ashtu siç i mësoi pjesa tjetër e kryesisë së PS në mbledhje dhe siç i mësuan qytetarët në media. Ka qenë një vendim ekskluziv i kryeministrit të vendit”, është shprehur Veliaj. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Rama po tenton t’ja bëj rrugën më të lehtë Veliajt, duke hequr ata që kanë qenë zëra kontestues ndajnë tij si Tahiri, Veliaj është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë dhe është e gjitha një fantazi. Ai tha se do të punojë së bashku me Tahirin në Tiranë për zgjedhjet e 18 qershorit.
Fevziu: A u ‘pre koka’ e Saimir Tahirit për arsye të një rivaliteti me ju që po perceptohej në Partin Socialiste?
Veliaj: Besoj që është aspak e vërtetë, Saimir ka bërë një punë të shkëlqyer si Ministër i Brendshëm, sepse sot Shqipëria ka rend, ka shtet, ka një kontroll territori që nuk e ka pasur më përpara. Besoj që bashkë me Saimir kemi një barë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 18 qershorit”, është shprehur Tahiri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, ka deklaruar përgjatë intervistës në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, se është dakord për një koalicion mes PS-së dhe LSI-së. Sipas Veliajt, e majta e bashkuar, ka sjellë gjithmonë stabilitet dhe rritje ekonomike. Ai theksoi se Shqipëria jeton më mirë, se sa jetonte 3 vite e gjysmë më parë.
Erion Veliaj është shprehur se nuk ka ambicie për të qenë kryetari i Partisë Socialiste. Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, ai ka deklaruar në emision ‘Opinion’ se nuk është i zgjedhur si pasardhës i Ramës. Ai u shpreh se është duke shijuar punën e kreut të Bashkisë dhe nuk ka në mendje për të bërë asnjë punë tjetër.
Fevziu: A jeni juve i përzgjedhur si pasardhës i Ramës?
Veliaj: Jo
Fevziu: E keni këtë ambicie
Veliaj: Jo
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, përgjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion, ka folur edhe për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt në landfilldin e Sharrës. Veliaj u shpreh se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me vdekjen aksidentale të të riut, ndërsa u shpreh se ka qenë i hapur për çdo hetim rreth kësaj çështjeje. “
Në momentin që flasim, Bashkia e Tiranës, u ka dhënë në dispozicion çdo dokument. Aksidente në kantier të Tiranës kemi gjatë gjithë kohës, nëse disa veta duan t’a përdorin politikisht edhe janë në atë fazë, patjetër mund t’a përdorin. Në dallim nga Lulzim Basha, unë nuk i bëj bish as prokurorisë, as gjykatës, as policisë dhe as hetuesisë
”, tha Veliaj. Kujtojmë se trupi i pajetë i 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, banor i Kombinatit u gjet pasditen e 7 gushtit tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave. Viktima ishte punonjës sezonal në landfill, i pa regjistruar dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës.
Erion Veliaj ka deklaruar se do të jetë pjesë e fushatës dhe do të japi kontributin e tij për PS, për zgjedhjet e 18 qershorit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për marrëdhënien e tij me Tahirin, ai tha se ka një bashkëpunim të mirë dhe se do të punoj me të për koordimin e fushatës për t’i sjell fioren Partis Socialiste.
Fevziu: Nuk kam parë ndonjë fytyrë më të trishtuar se ajo e zotit Tahiri në kohën që ju po i bënit disa elozhe Ditën e Verës në Pazarin e Ri.
Veliaj: Po abuzoni me truket kinematografike që janë të pavërteta.
Fevziu: Si janë raportet tuaja personale me zotin Tahiri?
Veliaj: Janë të jashtëzakonshme. Ne flasim përditë, kemi të dy një barrë që të koordinojmë punën e PS në Tiranë dhe mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS në Tiranë.
Fevziu: A ka dy linja të ndryshme brenda në PS, njëra që ju mbështet më shumë ju dhe njëra që shkon në drejtim të kundërt?
Veliaj: Ka një linjë që mbështet Edi Ramën si një kryeministër i cili besoj e ka ndryshuar faqen Shqipërisë.