OPINION – CFARE FSHIHET PAS PERGJIMEVE?

Emision: 26.10.2017


Të ftuar:

Mustafa Nano,
Iris Luarasi,
Artan Hoxha,
Shkullaku,
Preç Zogaj,
Basir Çollaku

Lidhje direkte me: Monika Kryemadhi

Ka drejtues policie që kanë 4-5 milion euro në shtëpi, të fituara nga trafiku i drogës. Lajmi është konfirmuar sonte, në studion e emisionit Opinion nga gazetari Basir Çollaku, i cili theksoi se këtë shumë ata e kanë grumbulluar në banesë, pasi kanë çuar taksat lartë. Ai tha se kam pasur një dëshmi të një agjenti të antidrogës, i cili më tregoi se kupola e policisë është e korruptuar.

Porti i Durrësit është një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Lajmi është publikuar sonte nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion”. Hoxha deklaroi se është e pakuptimtë se si skaneri shqiptar në Portin e Durrësit që është 10 vjet më i ri se skaneri italian, nuk i kap ngarkesat me drogë në kamion gjatë funksionimit të tij, para se të nisen për në Itali?

Video me zë dhe figurë që gazetari Artan Hoxha deklaroi se ekziston për Edi Ramën, ditën e djeshme në Facebook, shfaq një takim në një lokal në rrugën “Zaho Koka”, në Vlorë, gjatë fushatës elektorale të këtij viti. Lajmi është publikuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në këtë video dyshohet se shfaqen eksponentë të lartë të PS-së në shoqërinë e personave me rekorde kriminale. “Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës. Në takime gjatë fushatës ka pasur sic në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim, dhe gjatë fushatës, do bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë cdo personazh që mund t’u sigorojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmimie, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur.” – u shpreh gazetari Artan Hoxha .

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Kryemadhi theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe. “Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Histori a e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrsh e. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, -tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga Shqipëria dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë. “Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”,-tha kreu i LSI-së.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se fondacioni SOROS dhe organizata të financuara prej saj në Shqipëri kanë punuar kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Fondacioni Soros prej 20 vitesh në Shqipëri ka përbaltur çdo gjë. Këtu është përbaltur e gjithë shoqëria dhe nuk dimë çfarë të besojmë. As kësaj që kemi veshur nuk i besojmë. Problemi më i madh që kanë sot shqiptarët është që nuk kanë besim. Ajo që dua të them është se në marrëdhnëie me LSI, fondacioni Soros ka qenë fabrikues të fake news por edhe manipulues të deklaratave tona”, u shpreh Kryemadhi.

Oficeri i policisë së Fierit Antonio Nazëraj, në një intervistë për gazetarin Basir çollaku ka treguar lidhje të policisë së Vlorës me trafikun e drogës dhe vëllezërit Habilaj. Ai ka rrëfyer një moment, kur gjatë një patrullimi policia ka ndaluar automjetin  audi të cilin, Habilajt e kishin blerë nga ministri i atëhershëm Saimir Tahiri. Por sikurse Nazëraj tregon në këtë intervistë, Habilajt kanë refuzuar të kontrollohen dhe mjeti është shoqëruar në komisariat. “Atje janë mbajtur vetëm 10 minuta dhe më pas janë lënë të lirë “, ka thënë Nazëraj.

Ish-drejtori i Policisë Vendore në Tiranë, Ervin Hodaj, sonte, ka mohuar akuzat e bëra nga Antonio Nazëraj, ku ky i fundit e akuzon policinë se ka favorizuar bandën kriminale të Habilajve. Hodaj theksoi se akuzat e Nazërajt bëhen me qëllim për të përfituar azil në vendin ku ka shkuar. Antonio Nazëraj ka mbajtur për 8 vjet detyrën e oficerit të antidrogës në Fier, i cili tregon se u përndoq dhe u hoq nga policia në momentin kur u përplas me dy vëllezërit Habilaj.
Nazëri: Ka qëlluar një natë që kemi ndaluar një automjet, tip Audi A8, AA 00 3KB dhe arsyeja e këtij ndalimi ka qenë një kontroll i automjetit, ku dyshohej për lëndë narkotike. Në momentin që e i ndaluam, ata ishin dy vëllezërit Habilaj. Kishte dhe një debat midis tyre pasi nuk donin të kontrolloheshin nga ana jonë. Janë larguar nga pika e kontrollit, por më pas janë ndaluar në një pikë tjetër nga kolegët tanë. Në komisariat ata kanë qëndruar rreth 15 minuta, pastaj me urdhër nga lart ata janë lënë të lirë nga drejtori i policisë së asaj kohe.
Ervin Hodaj, kohë më parë, ka mbajtur detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Fier. I cili vinte pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës.

***

Emisioni “Opinion” ka publikuar sot një përgjim të shërbimeve inteligjente ushtarake lidhur me trafikun e kryer nga shqiptarët përmes detit:

Të dashur zotërinj,

Në përputhje me informacionin e marr dje nga  Italia (Shërbimet Inteligjente Ushtarake)  gjatë një aktiviteti monitorues  është vënë re se disa grupe kriminale shqiptare, të njëjtë me ata që gjatë eksodit të shqiptarëve në vitet 1997-2000 çonin njerëz nga Shqipëria në Itali (brigjet e Pulias), janë duke kërkuar informacione për kostot dhe kohën e implementimit lidhur me një porosi  për të paktën 40 varka (fillimisht 20 dhe më pas 20 të tjera)  me motorrë të fuqishëm, (të paktën tre motorrë me 200 kuaj fuqi secila) për aktivitetin e tyre të paspecifikuar që do të nisë në një të ardhme të afërt.

Sipas shërbimeve inteligjente, një grup (delegacion) I këtyre “biznesmeneve shqiptarë” vizituan disa kantiere detare në brigjet e Adriatikut për të parë modelet e skafeve, pajimet, kohën e implementimit etj.

Sikurse është raportuar nga pronarët e këtyre kantiereve, delegacioni u ka bërë atyre me dije se ishin të interesuar për të hapur disa aktivitete të turizmit detar në rivierën shqiptare (Sarandë dhe zonat pranë saj) dhe se gjithashtu ishin të interesuar për të parë edhe tregun grek  për të njëjtat arsye.

Bazuar mbi këtë dhe përvojat e mëparshme të këtyre grupeve kriminale dyshohet se ata duan të nisn një aktivitet të transportit illegal të emigratëve nga Turqia përmes Greqisë. Kjo mund të jetë një zgjidhje logjike dhe praktike në kushtet e kufijve të mbyllur me gardhe dhe mure nga vendet e Ballkanit.

Tashmë është e nevojshme të vihet në dukje se me një skaf të pajisur me këtë lloj motorrësh ata mund ta mbulojë distancën (nga bregu në breg) Shqipëri-Itali të paktën për 1 orë e gjysmë dhe duhet të shtojmë se do të kenë si zonë të lirë 500 km vijë bregdetare ku mund të zbresin emigrantë ilegalë, ndaj në këto kushte do të jetë e pamundur që t’I bllokojmë dhe të procedojmë në idetifikimin e tyre.

Zhvillimet mbi ngjarjen po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga Zyrtat Përgjegjëse Italiane dhe informacione të tjera do t’ju komunikohen në vijim.

***

Teuta Arifi, kryebashkiake e Tetovës!

Teuta Arifi e cila kandidon për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës tregon për emisionin “Opinion” se çfarë pritet të ndodh me Maqedoninë pas këtyre zgjedhjeve. Ku qëndrojnë pozitat e shqiptarëve dhe a do të hyje vendi në zgjedhje të parakohshme?

Kategori
OPINION
1 Koment
  • FATMIR
    29 Tetor 2017 at 23:21
    Përgjigju

    MORTJA ATE VENDE QE E HA VETEM EDI RRAMA

  • Përgjigju

    *

    *







    Emisione