OPINION – CFARE KA VENDOSUR PD?; TRAZIRA NE MAQEDONI?!

Emision: 06.03.2017

Të ftuar:
Berat Buzhala,
Artan Hoxha,
Lorenc Vangjeli, 

Lidhje e drejtpërdrejtë me:
Lulzim Basha,
Artan Grubi

I  ftuar në emisioni Opinion gazetari Berat Buzhala, është shprehur se kryenminisrti Rama ka provokuar dje kur u ka kaluar përpara çadrës protestuesve,  sipas tij Rama e pëlqen këtë, do të provokojë. “Kjo i duket simpatike Ramës. Është provokim pasi ka rrugë të tjera ku mund të kalonte”, ka deklaruar Buzhala. Buzhala shprehet se kalimi i djeshëm i kryeminsitrit Rama pranë çadrës është përgatitja e rrugës për tu futur brenda në çadrën e protestuesve të Opozitës. “Presidenti Thaçi nuk do ta bënte këtë në Kosovë”, tha Buzhala. Kjo është në natyrën e Ramës, është artistë dhe i pëlqen këto gjëra.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në çadrën e protestës, sonte për emisionin Opinion, deklaroi se ne jemi në protestë jo për të marrë pushtetin në tavolinë, por për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i opozitës tha se nuk do shkëputemi nga çadra pa pasur një qeveri teknike e cila do të shkëpusë vendin nga krimi. “Do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo rrugë tjetër do të bllokohet nga opozita me të gjitha mënyrat institucionale”.
Blendi Fevziu: Ditën e premte keni pasur një ofertë nga PS dhe LSI, a mund të më thoni, përtej asaj që është publikuar ku konsistonte oferta që ata ju kanë bërë? 
Lulzim Basha: Asgjë më shumë se çfarë është publikuar në media.
B.F: Meqë ju jeni ngujuar prej më shumë se dy javë e dy ditësh në çadër dhe në një protestë që thoni se do zgjasë deri në qeveri teknike? 
L.B: E ngujuar është qeveria. Ajo s’po leviz populli po lëviz.
B.F: Përse nuk e vlerësoni kërkesën e PS dhe LSI për të diskutuar në një tryezë bisedimesh? 
L.B: Sepse siç e patë dhe vetë ishte një ofertë e pavërtetë, një ofertë e pasaktë. Në fillim thanë pa kushte dhe pastaj thanë nuk diskutojmë për vendimin kryesor, që është vendimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të garantuara nga një qeveri kujdestare, teknike. Një qeveri e shkëputur nga lidhjet e krimit me drogën, që bëjnë ligjin në këtë qeveri, por edhe një qeveri që garanton zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
B.F: Z.Basha nëqoftë se PS dhe LSI luftojnë në negociata pa përjashtuar asnjë opsion? 
L.B: Ne e kemi bërë të qartë prej fillimit, jemi në këtë betejë jo për pushtetin tonë dhe jo për të marrë pushtet në tavolinë. Ndryshe nga ç’pretendon me hipokrizi, ne kërkojmë jo zgjedhje në tavolinë, por kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne për një vit jemi përpjekur dhe kemi ezauruar të gjitha rrugët e tjera institucionale si dhe të gjitha rrugët e tjera politike.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin Opinion se kalimi i kryeministrit Edi Rama vetëm pak metra nga çadra e protestës ishte një akt provokimi. Basha tregoi se vuri re reagimin e protestuesve ndaj gjestit në fjalë dhe sipas tij ishte një reagim i duhur nga ana e tyre. Më tej, ai theksoi se përveç këtij gjesti, vura re me keqardhje përdorimin e familjes në përpjekje për të balancuar një akt të ulët provokimi.

I  ftuar në emisioni Opinion analisti Artan Hoxha, është shprehur se kalimi i Ramës pranë çadrës së opozitës ditën e djeshme, ishte një provokim. Po ashtu analisti tregon edhe disa detaje të kalimit të Ramës pranë protestuesve, ku sipas Hoxhës, Ramën e kishte kapur paniku, pavarësisht se kaloi shumë afër çadrës së protestes:”Vini re një moment që Rama shef rrugën sikur po kalon mes makinave, makina nuk ka e sheh se mos e shtypin, e dyta është duke ecur me hap të shpejtë, e treta aty e takon një grua, që është simpatizantë po Rama as nuk e përshëndet, kjo do të thotë se ai është një njeri që ka kuriozitet, por ka edhe panik”, u shpreh Hoxha.

Kreu i PD­së, Lulzim Basha  në një lidhje direkte në emisioni “Opinion” të “TV Klan” tha se ai ishte çliruar më në fund prej prangave të mendjes dhe i kërkoi analistit Lorenc Vangjelit që të çlirohej edhe ai nga to. I pyetur më tej nga gazetari Blendi Fevziu se kush e kishte “prangosur” liderin e opozitës për tre vjet, Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes. Ai foli për konjukturat e vjetra të partisë së tij dhe për mëkatet e saj. Për më tepër ndiqni videon.
Fevziu: Se të keni qenë i prangosur për 3 vjet, si kreu i opozitës në vend, kjo është situatë shumë e rëndë?
Basha: Nëse kini kohë për një debat vërtetë të thelle i ikni sipërfaqësores, prangat i kini në kokë të gjithë ju aty, siç i kam patur edhe unë? Prangat, kutitë, teorrit, parametrat me të cilat kemi operuar, idenë se duhet ti shërbejmë ardhjes në pushtet të partisë, duke u mbështetur në interesa të veçanta, të gjitha këto pranga i kam flakur tutje, të cilat i përkasin republikës së vjetër. Në i bashkohemi vetëm një parimi interesi publik dhe interesi qytetar mbi të gjitha”, u shpreh kreu i opozitës.

Analisti Lorenc Vangjeli, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Lulzim Basha është kryetari real i PD-së. Vangjeli tha se kjo është beteja e vogël e fituar nga ai. Sipas tij, Basha erdhi në politikë duke qeshur pa bërë ndonjë gjë të madhe. “Unë shoh rritjen e tij si lider politik, i cili ka marrë fatet e veta dhe të partisë së tij. Partia Demokratike me Bashën sot është duke treguar forcë. Tani është koha që ai të tregojë edhe mendim”, tha Vangjeli. Ai theksoi se të premten nga qeveria ai pati një sinjal për t’u ulur në bisedime, ju ofrua një ftesë, por PD-ja reagoi me anë të një deklarate. “Basha largoi termin qeveri teknike, por foli për një qeveri që bien dakord të gjitha forcat politike opozitare si dhe dha katër pika për të cilat kushdo do t’i pranonte”.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte, nëpërmjet lidhjes me Skype nga Maqedonia për emisionin Opinion, deklaroi se situata në Tiranë është e ngjashme me atë të Maqedonisë që i parapriu zgjedhjeve të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur opozita kërkonte për të garantuar zgjedhjet dhe kërcënonte që nuk do marrë pjesë në to. Grubi tha me atë rast ne anuluam dy procese zgjedhore, 24 prill dhe me 5 qershor, përfundimisht pas një marrëveshje të negociuar për rreth një vit, arritëm të realizojmë zgjedhjet. Sipas tij, marrëveshja u ndërmjetësua nga ndërkombëtarët, por u negociua nga të gjitha forcat politike në Maqedoni. Në lidhje me negociatat, Grubi, theksoi se prej një periudhë 10 ditore BDI negocioi me Gruevskin pas marrjes së mandatit nga Presidenti Ivanov, por oferta e diskutuar mes palëve ishte e pamjaftueshme për pritshmëritë e shqiptarëve. “Ne negociuam absolutisht në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, por edhe në pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar të cilët kërkuan një qeveri reformiste”.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*