Të ftuar:

Erald Kapri,

Ylli Rakipi,

Erinda Ballanca,

Artur Zheji,

Sulejman Gjana,

Dorian Koci

Princi Leka II dhe nga e shtuna Princeshë Elia Leka u lidhën në martesë në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial, dikur Pallati Mbretëror që u ndërtua pikërisht nga Mbreti Zog në vitin 1936.

Në ceremoninë e celebrimit ishin të pranishëm përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës por edhe nga bota, mes tyre Mbretëresha Sofia e Spanjës, Princi Michael I Kentit dhe bashkëshortja e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, Princesha Lalla Salma e Marokut, pretendendët për fronin mbretëror të Serbisë. Përfaqësues të familjeve mbretërore të Italisë, Austrisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Rusisë ishin po ashtu të pranishëm.

Pikërisht kjo martesë, e konsideruar si dasma që ndezi Tiranën, është tema e mbrëmjes në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.

Kryetari i Partisë Levizja e Legalitetit, Sulejman Gjana theksoi se dy unazat e martesat janë realizuar nga një shtëpi mjaft e njohur zvicerane e krijimit të bizhuterive të veçanta, në dy unazat, është shënuar data, emri i princeshës dhe i princit, si dhe stema mbretërore. Dy unazat janë realizuar me flori të bardhë, platin.

Gjana ka bërë me dije se ato janë bërë dhuratë nga një mik belg i familjes. Ai bëri me dije se përgatitjet rreth dasmës kanë vazhduar rreth gjashtë muajsh. Ndërsa, Gjana bëri me dije se kostot e kësaj dasme ende nuk i ka mësuar. Pavarësisht kësaj, ai tha se gjithçka është bërë në përputhje me stilin e jetës të të pranishmëve.

Rakipi tha se do ishte shumë cinike nëse ne do quajmë një martesë të tillë apo një djalë dhe një vajzë, si princër. Në Shqipëri në ditët që ne jetojmë kjo është një dasmë e mirë.

Gazetari Erald Kapri ka bërë me dije në Opinion se ardhja e Dukës së Kentit është konfirmim për familjen mbretërore shqiptare.

Gazetari Artur Zheji ka thënë në studion e Opinion se roli i Princ Lekës nuk është vetëm përcjellja e këtyre mbretërve apo princërve pa fron. Zheji tha se unë nuk e kam parë Princin si një figurë inactive në Tiranë, Kukës, Gjirokastër dhe Librazhd.

Ai tha se nuk është kjo Shqipëria, ajo nuk është vetëm ky salon dhe misioni i Princit nuk mbaron këtu.

“Me këtë kapital do të vazhdojë të jetë princi i ëndrrave të një vajze apo të djemve të tjerë, që do frymëzojë kronikat rozë, apo në kujtim të gjyshit të vetë do krijojë diçka

…” tha ai.

Josephine Dedet ka shkruar një libër mjaft interesant mbi Mbretëreshën Geraldinë dhe është libri i parë i shkruar nga një e huaj. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin Opinion, shkrimtarja franceze ka treguar të pathëna interesante nga fëmijëria e Mbretëreshës, njohja me mbretin Zog, 60 vitet në ekzil, deri tek pasionet e veçanta sportive.