Të ftuar:

Artan Shyti,

Fation Shehu,

Denis Bastari,

Armand Shkullaku,

Çim Peka

A e ka shfrytëzuar Armando Duka politikisht statusin e Federatës Shqiptare të Futbollit? Kjo ka qenë pyetja që ka ndarë në ide dhe qëndrime gazetarin Armand Shkullaku dhe avokatin Fation Shehu. Shehu të enjten në studion e emisionit ‘Opinion’ u shpreh se Duka e ka shfrytëzuar në mënyrë bastarde pozicionin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, me arsyen për të ndihmuar politikisht partinë e vëllait të tij, Agron Duka (Partia Agrare Ambientaliste). Sipas tij, është e palejueshme me statusin e FIFA-s dhe FSHF-së, duke postuar edhe foto në një aktivitet partiak. Nga ana tjetër, gazetari Armand Shkullaku e ka konsideruar një fakt që nuk thotë asgjë, me arsyen se fushatë është kur del dhe merr pjesë, si dhe aktivizohesh me fanella dhe flamurin e FSHF-së.

Gazetari Armand Shkullaku të enjten në lidhje me garën për kreun e FSHF-së, ka deklaruar se Armando Duka të krijon përshtypjen se nuk po futet në garë për futbollin, por sikur ka hyrë në zgjedhje parlamentare. Gazetari Armand Shkullaku tha në studion e emisionit Opinion, se Armando Duka duket se po konkurron më Partinë Socialiste.

Me futjen e eksponentit të mazhorancës, ose më saktë përfaqësuesit të Edi Ramës në garë, ka vdekur gara sportive.

Gazetari Armand Shkullaku ka theksuar sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se futja në garë e një eksponenti të tillë, tregon se kjo garë është shndërrua në një garë politike. Shkullaku tha se LSI-ja, PDIU-ja dhe kryesisht eksonent të saj kanë shkuar deri në Devoll për të blerë vota dhe sipas tij kjo se çfarë po ndodh është një turp.

Debati për kreun e FSHF-së duket se ka marr ngjyrime politike, veçanërisht me kandidimin e deputetit socialist Bashkim Fino, përballë kreut actual të FSHF-së Armando Duka.

Në një kohë kur votimi do të bëhet në pjesën më të madhe nga klube, të cilat janë në varësi të bashkive, qe nga ana e tyre kanë kryetarë të njërës apo tjetrës forcë, të ftuarit në studio dolën në përfundimin se gara e FSHF-së, po i ngjan një gare politike. Dr. Artan Shyti, në studion e Opinion, duke folur për këtë argument u shpreh se po të ikin lekët e politikës klubet pushojnë së ekzistuari.