OPINION – GATIMI PER PASION!

Emision: 26.04.2017


Të ftuar:

Anjeza Maja,
Alfred Marku,
Saimir Kodra,
Eli Fara,
Ralf Gjoni,
Mesila Doda,
Oriola Nebiaj,
Enes Reka

Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar një temë shumë interesante. Bëhet fjalë për “Gatimin si pasion”, ku janë të ftuar 8 figura të njohur dhe që janë të lidhur ngushtë me ushqimet dhe kuzhinën. Mes tyre është edhe deputetja e PDIU Mesila Doda e cila në emision kishte sjell dy specialitete të Çamërisë, të gatuara nga vetë ajo. Teksa Mesila po shpjegonte për gatimet që kishte sjellë, ajo tha se ato i kishte mësuar nga vjehrra e saj e cila gatuante shumë mirë:”Vjehrra ime është fantastike për gatim” . Madje Doda tha se për këtë arsye ata nuk dalin shpesh në restorante.

Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar tema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve ka qenë dhe Oriola Nebiaj e cila është edhe bashkëpronarja e restorantit “Umami”. Ajo ka shpjeguar edhe domethënien e këtij emri. Nebiaj tha se bëhet fjalë për një shije “u mami” e cila është zbuluar në vitet 1908 dhe është ndërkombëtare. “Është një shije që ti nuk e përcakton dot, pra nuk është as e ëmbël, as e kripur, as e athët as e hidhur, është një shije që ndryshon gjithmonë”, është shprehur Nebiaj.

Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar tema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve është edhe Enes Reka, i cili ka një ndër pastiçeritë e famshme në kryeqytet. Pastiçeri “Reka” është rikthyer pas shumë kohësh për të vazhduar traditën shekullore të ëmbëlsirave. “Pastiçeria është themeluar në vitin 1924, nga  Mustafa Reka” është shrpehur Enesi. Ky biznes është rikthyer vitin e kaluar nga dy stërnipërit e  tij, Enes dhe Siditi dhe bën 93 vite në treg. Madje i ka mbijetuar edhe kohës së komunizmit:“Me qindra familije tiranase janë martuar dhe fejuar me llokumin tonë.”

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*