I ftuar:

Gianni de Biasi

I ftuar në emisionin Opinion trajneri i kombëtares De Biazi ka folur veç të tjerash edhe për Taulant Xhakën. Sipas De Biasit, jo se Xhaka nuk e zgjodhi kombëtaren e Zvicrës, por Zvicra nuk e zgjodhi atë. Po ashtu De Biasi tregon me detaje edhe marrëdhënien e tij me Xhakën, mesazhet e dërguara nga ai dhe a do të kthehet në kombëtare.

Intervista me Blendi Fevziun

B.F.: Një emër tjetër që është përfolur këto kohët e fundit, është Taulant Xhaka, i cili ka zgjedhur Shqipërinë, ndërkohë që i vëllai ka zgjedhur Zvicrën. Ka luajtur mirë në ndeshjet paraeliminatore në Francë 2016 dhe nuk e shohim me kombëtaren, pse jo Xhaka?

De Biasi: Para se gjithash ndërhyrja jote ne këtë çështje nuk është korrekte, ai nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra qe nuk e deshi atë dhe pastaj ai erdhi te Shqipëria.

B.F.:  Ai është shprehur se në çdo rast do të zgjidhte Shqipërinë. E ka thënë ai vetë.

De Biasi: Po shume mire, me behet qejfi qe është i lidhur me bluzën e kombëtares, e tregoi edhe ne rastin e fundit, duke i lënë shokët e tij vetëm, shkoi te klubi i tij.

B.F.: Pse i la, pse i la shokët?

De Biasi: Sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe sepse ai mendonte se kjo ishte një padrejtësi kundrejt tij, dhe kështu mendonte qe me e mira ishte te kthehej ne skuadrën e tij.

B.F.: Jo vetëm me Italinë, janë disa ndeshje që ai nuk ka qenë aktiv.

De Biasi: Ai ka luajtur gjithmonë, te vetmen here qe nuk e aktivizova ishte ndeshja me liteshtejnin pasi mendova qe te çlodhej, për ndeshjen me Spanjën, dhe kjo ishte një zgjidhje strategjike qe kisha bere une, e xhake këtë e dinte.

B.F.: Pse kundër Italisë, ai nuk duhet të ishte në fushën e lojës?

De Biasi: Sepse kisha nevoje për dy lojtare me karakteristika te ndryshme qe ai nuk i ka, dhe pastaj janë disa vlerësime qe bëhen gjate stërvitjes, ne nga e hëna deri te enjten kemi bere, 1, 2, 3 6 seanca stërvitore, nuk e di sa, dhe te gjitha stërvitjet tona janë te monitoruara nga gps, dhe aty tregohet kush vrapon kush starton, kush vrapon ne një mënyre dhe kush ne një tjetër, dhe te dhënat e tij ishin negative.

B.F.: Por, ai po luan ne klubin e tij.

De Biasi: Po, po fiton edhe kampionatin, bazilea është një skuadër qe po fiton kampionatin prej 7 vjetësh, besoj se ai është shume i lumtur qe luan atje, dhe ata janë shume te lumtur qe e kane ne skuadër, por persa me përket mua, ai është një lojtar si gjithë te tjerët.

B.F.: Keni patur një diskutim të fortë para se të ikte…

De Biasi: Zero, zero fjale, një mesazh qe me kërkonte ne orën një e dhjete te natës pas ndeshjes me Palermon ku ai me kërkonte qe te flisnim, unë nuk e kisha celularin…

B.F.: Ai e la skuadrën para ndeshjes?

De Biazi: Jo jo jo ishte ne pankine, u ngrit beri edhe nxemje, beri nxemje për t’u futur ne fushe, ne një e dhjete te natës me erdhi ne mesazh i tij, por qe unë e pashe te nesërmen ne mëngjes, sepse unë ne orën 1 e 10 te natës celularin e mbaj te fikur pasi jam një person normal, qe e fik celularin natën, para se te fle. Dhe ne mëngjes kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe një mesazh te trete ku me shkruante qe kishte prenotuar avionin për tu kthyer ne bazileja, dhe qe unë te hidhja ne fushe për ndeshjen miqësore me Bosnjën, lojtare qe nuk luajnë titullar me skuadrat e tyre.

B.F.: Nuk keni patur ndonjë bisedë tjetër?

De Biasi: E takove te nesërmen ne mëngjes ne hollin e hotelit dhe me tha qe do te ikte, unë i thashë shko, shko i qete.

B.F.: Do të kthehet në kombëtaren shqiptare?

De Biasi: Nuk vret nga unë por nga sjellja e tij, ai ka gabuar.

B.F.: Varet nga sjellja e tij dhe vendimi që do të marrë. U fol edhe gjestin e tij që hodhi shishen e ujit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Francë. E diskutuat këtë gjest?

De Biasi: Ma shpjego ti? Ka dhe episode te tjera qe nuk janë pare nga telekamerat, qe unë nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figurën e tij, unë jam 60 vjeç, nuk jam 27 si taulanti qe thotë se……

B.F.: Ai ishte jashtë lojës në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, kur do të luante me  klubin e tij…

De Biasi: Unë bej trajnerin, nëse nuk luan mire gjate ndeshjes unë e nxjerr nga fusha, nuk kam pse te shikoj vëllain e gjera të tjera….

B.F.: Keni folur me të për këtë rast.

De Biasi: Patjetër

B.F.: Çfarë tha?

De Biasi: Te thashë qe preferoj te mos e them.

B.F.: Kanë qenë të vështira marrëdhëniet tuaja?

De Biasi: Gjithmonë te mira.

B.F.: Gjithmonë të mira.

De Biasi: Gjithmonë te mira. Por ti duhet te kuptosh një gjë qe ka disa dinamika ne kokën e lojtareve qe kur luajnë çdo gjë shkon mire, kur nuk luajnë gjejnë justifikime tek trajnerët.

B.F.: Keni patur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që nuk luajnë, që  janë me emër dhe nuk luajnë.

De Biasi: Po me cilin?

I ftuar në emisionin Opinion në një intervistë përball gazetarit Belndi Fevziu, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka folur për paraqitjet e dobëta që ka bërë ekipi në ndeshjet e fundit. Ja çfarë thotë De Biasi për lojtarët dhe paraqitjet e tyre të fundit.

Intervista 

B.F.: Çfarë po ndodh me Shqipërinë që nuk po shënon dot në këto ndeshjet e fundit? Nuk kemi mirë sulmin, nuk janë në formë të mirë lojtarët, çfarë ndodh?

De Biasi: Para se te përgjigjem për këtë gjë, le te bëjmë një diskutim ndryshe. Ne përpara se te humbnim këto katër ndeshje, kishim fituar tre dhe barazuar një. Unë besoj se po te përballesh me skuadra si Spanja, e ke me te vështire te shënosh, po te luash kundër Xhekos dhe shokëve te tij është me e vështire te shënosh, por ne dje treguam një loje te mire, duke krijuar edhe disa raste për te shënuar, por problemi qëndron tek mangësitë teknike te lojtareve, golashënues i talentuar, lind ose bëhesh gjate viteve, ne kemi lojtare me cilësi te mira qe japin 110% te asaj qe kane, por diferencën ne fund e bën një gjest teknik individual. Une dua te flas për lojën ne përgjithësi te të gjithë skuadrës, ne nuk kemi bere figure te keqe me asnjë kundërshtar persa i përket aspektit taktik dhe organizimit te skuadrës.

B.F.: Shqipëria pati një grup mjaft interesant gjatë Euro 2016. Pse një pjesë e këtyre  lojtarëve nuk luajnë më, jo vetëm me kombëtaren por edhe në skuadrat e tyre. Mos kemi një rënie të nivelit të lojtarëve edhe në klubet e tyre.

De Biasi: Unë e kam vërtet te vështirë ta kuptoj perse lojtaret tanë nuk luajnë me klubet e tyre, shpesh here kam provuar te flas me trajnerët dhe presidentet e skuadrave ku luajnë lojtaret tanë, për te kuptuar se a kishte ndonjë problem me sjelljen apo se ne skuadër kishte lojtare me te mire se tanët. Besoj se edhe ti e di qe po nuk luajte rregullisht nuk ke një forme te mire. Edhe ata qe zbriten ne fushe dje me Bosnjën, duke përjashtuar te dëmtuarit dhe te skualifikuarit. Besoj se dje hodhëm ne fushe formacionin me te mire. Edhe kundër Italisë ne hodhëm ne fushe formacionin me te mire qe kemi ne dispozicion.

B.F.: Kjo do të thotë se futbollistët tanë nuk janë mirë këtë sezon as në klubet e tyre?

De Biasi: Po këtë e kam thëne dhe një muaj me parë.

B.F.: Pse ndodh kjo?

De Biasi: Sepse kështu është futbolli, ka periudha dhe cikle qe lojtaret janë ne forme te mire dhe ka periudha jo. Aktualisht disa nuk po luajnë, te tjerë po luajnë, por nuk janë ne forme te mire.

I ftuar në emisionin Opinion në një intervistë përball gazetarit Belndi Fevziu, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi veç të tjerash ka treguar edhe për debatin mes tij dhe Ergys Kaçes.

B.F.: Gjatë ditëve të fundit, ndoshta edhe më parë është folur dhe diskutuar shumë për zgjedhjet dhe debatet që ju keni patur me disa lojtarë. Problemi i parë ka qenë debati mes jush dhe Kaçes. Ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares. Përse Kaçe nuk luan me kombëtaren?

De Biasi: Sepse nuk luan me klubin e tij, nuk ka luajtur asnjë minute me klubin e tij paokun e Selanikut. Kaçe është një lojtar me cilësi teknike te mira, por duhet qe te rritet edhe njeriu e karakteri i tij, njëlloj si talenti qe ka. Dhe te kuptoje gjera te rëndësishme qe jeta i ve përballe, sepse ai është një lojtar me shume talent, por duhet te punoje me shume me veten dhe motivimet ti transformoje ne fushe.

B.F.: Ju po thoni se ka patur vështirësi në klubin e tij para se të kishte me kombëtaren?

De Biasi: Ai iku nga Paoku i Selanikut dhe shkoi te Viktoria Lilsen, atje nuk luajti fare pasi beri disa ndeshje, e nxorren nga skudra fare, nuk u duk me ne fushe. Ne janar u rikthye te Paoku i Selanikut, nga janari deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje, nuk luan fare.

B.F.: Kur ka ndodhur kjo?

De Biasi: Duhet pyetur ai.

B.F.: Po ju keni folur me Kaçen?

De Biasi: Jo nuk kam folur, kam folur shume me te ne te shkuarën. Ndonjëherë duhet qe lojtaret te bëjnë zgjedhje vete, dhe ti kuptojnë vete arsyet, sepse ndryshe po ti marrim ne për dore, nuk do te rriten kurrë, duhet qe ndonjëherë te thyesh turinjtë.

B.F.: Nuk ka patur ndonjë përplasje mes jush dhe Kaçes më parë?

De Biasi: Kurrë