Të ftuar:

Alfred Peza,

Ferdinand Dervishi,

Xhavit Shala,

Artur Zheji,

Arlinda Duda

I ftuar në emisionin “Opinion”, Artur Zhei ka folur në lidhje me luftën që Musolini i shpalli mafias italiane. Sipas Zheit, lufta kundër mafias ka nisur që në kohë të diktatorit fashist. Sipas Zheit një mafioz me origjinë shqiptare i drejtohet Musolinit me fjalët “ske nevojë për gjithë këta kaleca, më ke mua këtu”. Zhei shton, se lufta që Musolini i shpalli mafias italiane ishte pikërisht për shkakt të këtij mafiozi.

Artur Zhei ka treguar në emisionin “Opinion” metodën që përdorte Toto Riina për të çuar votat në parlamentin italian. Ai ka bërë një parantezë të Riina-s me Lazaratin në Shqipëri, me Siçilinë, ku sipas tij 75% e popullësisë ishin vota të sigurta për mafiozin e Cosa Nostra-s.

Eksperti për çështjet e sigurisë, Xhavit Shala, ka treguar në emisionin “Opinion”, arsyen pse mafiozi Toto Riina u bë një njeri aq i dhunshëm. Sipas Shalës nga ana psikologjike, Riina kaloi një fëmijëri mjaft të vështirë, që nga vdekja e prindërve dhe lufta për mbijetesë. Që në moshë të re ai u përfshi në banda kriminale, dhe më pas përfundoi në vrasjen e qindra personave. Ai shtoi se për pushtet, Riina i është dashur të vrasë edhe shefat e tij.

*****

Intervistë për “Lazarat burning”!