Intervistë me:

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në një intervistë të gjatë për dy temat ku ai ka qenë protagonist. Fillimisht ai ka folur për dhënien e nënshtetësinë shqiptare  kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Janullatos.

Meta u shpreh në “Opinion” se Janullatos nuk është një prift i zakonshëm.

“Ai nuk është një njeri i zakonshëm. Përse është i jashtëzakonshëm? Ai është një erodit, një shkencëtar në fushën e besimit, është një filozof, është një mendimtar, është një krijues, është një misionar, është një idealist”. – është shprehur Meta.

_____

I ftuar në emisionin “Opinion” presidenti Ilir Meta ndër të tjera ka folur edhe për familjen e tij dhe rolin e saj në politikë. Meta u shpreh se axhendën e tij tashmë e bën vetë, dhe përveç axhendës së tij duhet të marrë parasysh edhe atë të vajzës së tij të vogël Erës.

Ai përmendi gjithashtu edhe faktin se Era është ajo që e shoqëron nëpër takime apo evente zyrtare duke qenë se bashkëshortja e tij Monika ka angazhimet e saj politike dhe ka hequr dorë nga posti i zonjës së parë.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti gjithashtu për jetën e tij, nëse është e vërtetë apo jo që ai bën një jetë luksoze.

Fevziu: A është e vërtetë që ju bëni një jetë luksoze?

Meta: Besoj se bëj një jetë tepër normale. Unë kurrë nuk kam qenë në kazino, kurrë nuk kam vendosur baste, dhe nuk kam bërë gjëra që kërkojnë shpenzime të mëdha apo të demostrojë papërgjegjshmëri publike. Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve ku kam jetuar.

*****

Hashim Thaçi!

*****

Ngjarjet e vitit!

Si një vit elektoral 2017 u shënua me ngjarje dhe zhvillime të cilat kulmuan në disa pika të nxehta që në nisje të tij.

Pas bojkotit të disa seancave në kuvend, në 18 shkurt Partia Demokratike organizoi në kryeqytet një proteste masive, e cila kishte në fokus pikërisht organizmin e zgjedhjeve. Grupi i protestuesve  me në krye kreun demokrat Lulzim Basha u ndal përpara kryeministrisë. Në fjalën e tij, Basha komunikoi vendimin për të qëndruar në shesh deri në ditën e largimit të qeverisë.

Demokratët montuan një çadër të madhe në sheshin përpara kryeministrisë, duke vendosur të mos dalin prej saj deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhjet.

Çadra e lirisë sikurse e cilësuan ata u kthye në tribunën e fjalimeve edhe për deputetët demokratë, që tashmë zërin e seancave e zhvendosën në çadër, ku çdo ditë mblidheshin mbështetës dhe simpatizantë të opozitës.

Përveç organizmit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes krijimit të një qeverie teknike një nga kërkesat e rëndësihme  të opozitës që kërcënonte me bojkot zgjedhjeve, ishte edhe vetingu.

Por ndërsa u tregua vazhdimisht i hapur për dialog lidhur me çdo pikë të  kërkesave të demokratëve, Edi Rama më shumë se një herë ishte treguar i qartë që nuk do të hiqte dorë nga qeverisja për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike.

Në vendin e mbërthyer nga ngërçi politik, as ndërhyrja e vazhdueshme e ndërkombëtarëve nuk po arrinte të krijonte stabilitet.

Në fillim të majit, Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan në zyrën e Presidentit Nishani në dy takime të njëpasnjëshme, por pa arritur në një konsensus.

Marrëveshja e shumëdiskutuar u arrit më 18 Maj, pak para skadimit zyrtar të afatit të regjistrimit në KQZ të forcave politike që do të merrnin pjesë në procesin zgjedhor.

Dokumenti me 20 pika, i njohur si paketa “Mcalister plus” ishte zgjidhja që i dha fund ngërçit.

Kjo  marrëveshje që bindi opozitën të hyjë në zgjedhje i kushtoi Ramës postin e Zv. Kryeministrit dhe 4 ministri.

Në këtë klimë ngjarjesh, zgjedhjet e parashikuara për 18 Qershor u shtynë për në 25 qershor, me qëllimin për t’i dhënë kohë opozitës të përgatitej për mbajtjen e tyre, ndërkohë që u vendos që partitë të regjistroheshin pa koalicione parazgjedhore.

Ndërsa mazhoranca dukej tashmë më e përgatitur për fushatën që e priste në kërkim të mandatit të dytë, opozita shfrytëzoi në maksimum kohën që ju dha për të nxjerrë kandidatët e saj të cilët u shpallën vetëm pak minuta përpara skladimit të afatit zyrtar për dërgimin e emrave në KQZ.

Një listë që nuk kaloi pa surpriza, teksa u vu re se kishin mbetur jashtë emra të njohur të demokratëve, mes të cilëve edhe Astrit Patozi e Jozefina Topalli apo edhe ish -ministrat Bregu dhe Bode.

Me një pjesëmarrje prej 46.7 % të votuesve, soacialistët arritën të sigurojnë të vetëm 74  mandate deputetësh. Me këtë rezultat, Rama arriti të ketë i vetëm timonin e aqpërfolur gjatë fushatës elektorale, duke marrë kështu mandatin e tij të dytë.

Pavarësisht akuzave të opozitës për shitblerje të votës, në korrik KQZ çertifikoi rezultatin, që iu hapi rrugë krijimit të qeverisë Rama 2, që tashmë do të dekretohej nga presidenti i ri i vendit.

Në prill të vitit 2017,  Parlamenti votoi enmribn e Ilir Metës si president i ri i vendit me 87 vota pro. Meta u betua më 24 korrik, duke hequr dorë kështu edhe nga drejtimi i partisë.

Ndërkohë kabineti Rama 2, solli edhe surpriza. Ish-ministri Tahiri nuk ishte më pjesë e qeverisë. I zëvendësuar nga Famit Xhafaj që para mbajtjes së zgjedhjeve, Tahiri nuk u kthye më në qeveri.

Por vetëm pak muaj më pas, emri i tij do të përfshihej në një çështje që e kthente sërish në qendër të vëmendjes.

Një përgjim i autoriteteve italiane, ndaj një grupi të organizuar narko-trafiku nxjerr në pah edhe emrin Saimir Tahirit. I përmendur në bisedat e vëllezërve Habilaj si favorizues i trafikut gjatë kohës që ishte ministër, Tahiri vihet tashmë edhe përballë problemeve me drejtësinë.

Prokuroria çon në kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit, por votat në kuvend e rrëzojnë këtë kërkesë. Tahiri mbetet i lirë, ndërkohë që debati rreth tij mbahet i ndezur edhe për një tjetër fakt, për shkak të përplasjeve që krijoi mes institucionit të kuvendit dhe Prokurorisë.

Është koha kur duhet të zgjidhet Kryeprokurori i ri, një argument i rëndësishëm për mazhoracën dhe opozitën, në një kohë kur në vend ka nisur krijimi i organeve të vetingut.

Mungesa e KLP krijon ngërç në zgjedhjen e Kryrprokurorit të ri, ndërkohë që mazhoranca vendos për një kryeprorkuror të përkohshëhm, tashmë jo me 3/5, por me vetëm 36 vota. Një akt  cilësuar antikushtetues nga opozita, që vendos të bllokojë seancën , shoqëruar me një proteste jashtë dyerve të kuvendit.

Në një seancë të jashtëzakonshme, mes polemikave, tymesusve dhe përplasjeve me gardën, mazhoranca votoi me 69 vota emrin e Arta Markut si Kryeprokurore e Përkohshme e Përgjithshme, ndërkohë që pikërisht pas këtij akti, opozita mori vendimin e rikthimit të protestave në muajin janar, çka parashikon se as 2018, nuk do të nisë si një vit i qetë.