Të ftuar:

Ilir Meta,

Berat Buzhala,

Henri Çili,

Artan Hoxha,

Robert Rakipllari

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kam kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë.

“Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Marrëveshje me Ramën s’ka, me Partinë Socialiste jemi të hapur. Ilir meta ka qenë ekstremist tolerant me Ramën. Së dyti, LSI me PS ka patur shumë më pak pushtet se sa ka patur me PD. Dhe tjetra, Rama ka marrë gjithë përgjegjësitë e qeverisë, me gjithë zv/Kryeministrinë, me gjithë aparatin e Kryeministrisë. Për çfarë e ka penguar LSI? Për të luftuar drogën? Jo! Hipotekën e Tiranës e ka patur Rama, hipotekën e Durrësit, hipotekën e Vlorës, hipotekën e Beratit e ka pasur Rama”,

 u shpreh Ilir Meta.

Ish-kreu i LSI tha gjithashtu se kjo parti do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të rritjet gjatë këtyre 4 viteve dhe sepse nuk ka pasur asnjëherë drejtimin e qeverisë, e për këtë arsye ka se çfarë të premtojë.

I ftuar në emisionin “Opinion” ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se Rama nuk i mban përgjegjësit për dështimet që i faturohen atij në këto 4 vite qeverisje por ja hedh ato LSI.

Meta ka deklaruar se PS akuzon LSI për vendosje të kushërinjve në administratë por vetë kjo parti dhe Rama sipas tij e ka filluar që nga qeveria me kushërinj. Sa i përket blerje së votës Meta e ka quajtur atë një mjerim të partive të mëdha që sipas tij shqetësohen se LSI ka rritje.

“Mandatet që do të marr LSI nuk numërohen, por do të dal forcë e parë. Ka një rritje eksponenciale, ka gjithë rininë e Shqipërisë me vete”, u shpreh Meta.

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur sonte në studion e emisionit Opinion se gjithë marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës është kundër zgjedhjeve.  Sipas tij, kjo marrëveshje është kundër kodit zgjedhor dhe kundër partive të tjera. Meta u shpreh se këta nuk mund të drejtojnë dot në mënyrë demokratike, ata bën një marrëveshje për të heq nga skena gjithë partitë e tjera.

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sonte në emisionin “Opinion”, se koalicionit me PS-në i ka ardhur fundi. Meta tha se LSI kishte një marrëveshje katër vjeçare me PS-në, por më pas i kërkoi që të analizohet kjo marrëveshje me arsyen që të bëhet një e re më pas, pasi mes dy forcave kishte pasur përplasje. Sipas tij, pavarësisht kësaj, LSI ka pranuar në fund ato që PS ka thënë, pasi kështu ishte marrëveshja politike mes tyre.  “

Asnjëherë ne nuk kemi pasur një ftesë serioze për koalicion dhe nga ana tjetër PS nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së LSI për të bërë një vlerësim

”, theksoi Meta.

Fevziu: Kush i tha jo koalicionit?

Meta:

Ai e donte LSI nëse ai do të linte opozitën në çadër. Pasi mori Lulin në çadrën e vogël për 3 orë ai mendoi se i mjaftonte Luli për të deformuar procesin elektoral dhe për të ndarë përfitimet e tyre.

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta i është përgjigjur nga studio e emisionit “Opinion”, kryeministrit Edi Rama, i cili sonte tregoi në një intervistë me Rudina Xhungën një video ku dukej qartë se sa pak qytetarë ishin mbledhur në mitingun përmbyllës të LSI-së në Berat. Meta theksoi se koha e cirkut mbaroi, në lidhje me vërtetësinë e kësaj video e di gjithë populli i Beratit se sa persona ishin. Sipas tij, këto janë makinacione të kota. Meta deklaroi se Edi Rama gjatë gjithë jetës së tij është marrë me këto gjëra, por i kërkoi drejtuesit të emisionit që të publikojë një video të mitingut përmbyllës në Berat.

I ftuar në emisionin “Opinion” ish kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar segmente të policisë dhe drejtues të saj kanë qenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas Metës Basha duhet të insistonte tek drejtori i përgjithshëm i Policisë “Policia ka përgjegjësi edhe kur bashkëpunon me krimineli, por edhen kur bën sikur nuk e shikon kriminelin”. Sa i përket akuzave se LSI blen votat meta i ka quajtur si shpikje të Bashës dhe Ramës. Meta deklaroi se LSI ka vota të rinjve dhe jo të administratës. “Sikur ti marrin të gjithë njerëzit që janë në administratë, me presione poshtërime dhe torturime le ti marrin të gjitha këto të mos kenë merak, LSI ka 600 mijë vota të reja. LSI nuk do t’ja dijë as për administratën dhe as për asnjë lloj presioni”, u shpreh Meta. 

I ftuar në emisionin “Opinion” ish-kreu i LSI-së Ilir Meta tha se Rama pas 25 qershorit do i kërkoj falje prapë LSI-së, por ai vë në dyshim se nëse Petrit Vasili do ti pranojë këto falje. “Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Nuk e di nëse do të pranojë Petrit Vasili. Rama ka thënë se e ka mbyllur me LSI-në, ndërsa ne i themi që me Ramën s’ka më, ndërsa me PS-në po. Ka një problem midis Ramës dhe demokracisë, transparencës, debatit me kundërshtarët e partnerët. Ky është problemi që kemi ne” – tha Meta.