Të ftuar:

Ergys Mertiri,

Blendi Salaj,

Arb Mazniku,

Lutfi Dervishi,

Mentor Kikia,

Edmond Harizaj,

Fari Balliu,

Ylli Manjani

Pjesë e debatit të sotëm në “Opinion” është bërë edhe letra mbështetëse e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin e cila u gjend në mes të fyerjeve e sharjeve nga Kastriot Mystaraj dhe jo vetëm prej tij.

Arbi Mazniku tha se “shkrimtari ka çmuar dhe ka treguar një gjest moral pasi fyerjet ndaj ambasadores u publikuan në media. Është më se e arsyeshme”, vijoi ai argumentat në studion e Opinion, duke shtuar se “Ismail Kadare ka ndërhyrë në momente kyçe e situata krize të vështira”.

Ndërsa Fahri Balliu vijoi e akuzat ndaj Vlahutin duke refuzuar të përdorë fjalën fyese të Myftarajt, por duke e quajtur “magjistricë” ambasadoren e BE.

Ndërsa Ylli Manjani tha se ne nuk mund të gjykojmë një burrë të madh si Kadare duke mos e hedhur poshtë letrën për Vlahutin. Sipas tij, Kadare ka kërkuar ta shesë popullin shqiptar si europian.

“Nuk është faji i tij që BE është mbushur me Romana, Tanja, etj. Ne për sa kohë kemi trokitur në BE duhet ti ulemi edhe në gjunjë”, u shpreh Manjani. Ai nuk përjashtoi mundësinë se ambasdorët kanë vepruar edhe në mënyrë të njëanshme në Shqipëri. Sipas tij, SHBA, BE, etj. nuk e kanë mendjen tek Shqipëria, ndaj shumë mirë që kemi Kadarenë që na mbron.

Po kështu edhe Blendi Salaj tha se “ai është kalorsiak ndaj ka përmendur shprehjen e uljes në gjunjë”.

Ndërsa Ergys Mertiraj nuk ishte dakord duke thënë se Romana Vlahutin nuk është figurë kaq e dashur në Shqipëri dhe ka mëri ndaj saj.

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në emisionin “Opinion” se reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Kastriot Myftarajt pas shkrimit për Vlahutin është i pa ligjshëm, jo proporcional dhe antikushtetues. “Nuk ka polici në një vend demokratik që të të fusin në burg për një shkrim, nuk ka, ta harroni”, ka thënë Manjani.

Manjani e ka konsideruar atë një shkrim jashtë etikës i cili nuk mund të bëhet ndaj një përfaqësuesi diplomatik, por sipas tij nuk mund të futesh në burg për një shkrim ku shpreh mendimin. Për këtë sipas Manjanit Prokuroria duhet të niste procedim penal për policët të cilët arrestuan Myftarajnë. “Nuk futesh në burg, aq më tepër nga policia, ku policia nuk të komunikon akuzë. Prokurori e ka liruar zotërinë sepse e ka gjetur arrestimin e tij të paligjshëm, por e ka lënë detyrën në gjysmë, duhet të niste procedimin penal për ata oficerë policie të cilët arrestuan atë”, është shprehur Manjani.

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se kriza politike ka nisur kohë më parë e kjo ka ardhur nga ndryshime kushtetuese të pa menduara. Sipas tij  prej kohësh ne Shqipëri është legjitimuar pushtetin e kryetarëve në parti: “Kemi prishur demokracinë në parti kemi prishur shumë institucione, çka ka akumuluar të gjithë këtë krizë në të cilën gjendemi sot”.

I ftuar në emisionin “Opinion” analisti Fahri Balliu është shprehur se komisioneri Hahn ka bllokuar gjithë Ballkanin. Sipas Balliut ai është komisioner zgjerimi në BE, por po bën të kundërtën, i ka bllokuar të gjitha vendet e Ballkanit. Balliu e ka quajtur atë “një zyrtar burokrat”. Më tej ai  është shprehur se ka bllokuar Maqedoninë, Kosovën, tani edhe Shqipërinë nëpërmjet letrave të hapura siç  e quajti ai. “Ai nuk bën deklarata, ai bën letra të hapura”.

I ftuar në emisioni “Opinion” ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se Komisionari i BE Hahn më letrën drejtuar ditën e sotme shqiptarëve ka dalë jashtë detyrës së tij. Sipas Manjanit komisionarët kanë punë me qeverinë dhe nuk mund ti drejtohen popullit. “Nuk mund të bëjë komisioneri letra publike për ti bërë thirrje popullit. Qeveria është autoriteti që përfaqëson popullin për komisionerët. Kjo është një letër e panatyrshme. Kjo është jashtë kostumit të tij”, ka deklaruar Manjani.

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Opinion” e quajti deklaratën e komisionerit europian Johannes Hahn një “Daci-Bao”.

Sipas tij, komisioni ka fshehur përgjegjësinë e tij në lidhje me krizën në Shqipëri.

Fahri Balliu:

Ai është shmangur nga përgjegjësia e vet, sepse si komisioner i BE s’ka qenë i zoti të kryejnë misionin e tij për të pajtuar palët. Duket se ka qenë i paaftë për këto punë.Ai ka dalë nga misioni i vet. Ai është komisioner i Ballkanit dhe ka bllokuar gjithë Ballkanin, gjithëandej ka krizë.

PD duhet të shikojë problemin e vet për zhvillimin e demokracisë, sepse letra e Hahn tregoi se ka mohim për tre pista për të cilat lufton opozita; drogën, kriminelët dhe ekonominë.