Të ftuar:

Baton Haxhiu,

Ilir Kulla,

Preç Zogaj, 

Artur Zheji,

Mentor Nazarko

Lidhje telefonike me Hashim Thaçin

Gazetari Baton Haxhiu, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit Opinion, ka bërë një paralelizëm mes rastit “Panda” dhe trenit të nisur nga Beogradi me mbishkrimin ,“Kosova është Serbi”. Haxhiu tha se shumë kohë më parë, shërbimi sekret serb, në zonën e Dukagjinit,  në Kosovë, ka vrarë 7 të rinj serb me qëllimin për të provokuar një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai, tregoi, se pas 11 vitesh, një fakt të tilë e ka pohuar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa, në lidhje me faktin se kush e mori vendimin nga shteti kosovar për të ndalur trenin, gazetari Haxhiu, theksoi se një ditë më parë, të premten u mbajt Këshilli për Sigurinë Kombëtare, sipas informacioneve të siguruara, aty nuk është marrë vendimi për t’u ndaluar treni. Ai tregoi se pas manifestimit të Reçakut dhe Lipjanit, e cila një nismë e tillë nga Beogradi konçidonte edhe me një simbolikë të keqe, pasi në masakrën e Reçakut janë vrarë 113 shqiptarë. Sipas tij, në gjithë këtë ngjarje, është e rëndësishme të thuhet se deklarata e Vuçiçit është provokim. “

Situata ishte e acaruar shumë

, tha Haxhiu,

njerëzit ishin të shqetësuar dhe u dha një lajm se hekurudha është e minuar  dhe policia duhej të kontrollonte hekurudhën deri në fund dhe e vetmja mundësi për të kontrolluar hekurudhën që të mos ndodhte diçka dhe të vinin trupat serbe. Mori vendimin me e mbrojt trenin që të mos hyjnë brenda”. 

Haxhiu tregoi se treni u mbroj në dy mënyra nga shteti i Kosovës dhe një rol të veçantë ka luajtur Ministria e Rendit dhe presidenti Thaçi, pasi të tjerët e kanë pasur pushim, me një fjalë, theksoi ai, kanë pasur gjumin e pasditës. “

Vendimi është marrë rreth orës 14:30 dhe në atë orë, autoriteti hekurudhor nuk ka qenë në vendin e punës. Aty ekzistonte frika nga pala kosovare, por nuk përjashtohej mundësia që treni të kishte efektivë të forcave speciale serbe

”.

Analisti Preç Zogaj, mbrëmjen e sotme, në studion e Opinion, ka theksuar se nisja e trenit të loguar nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, ishte një provokim për të studiuar sjelljen e shtetit të Kosovës përballë faktit. Duke e ilustruar me një shembull të thjeshtë, Zogaj tha, nëse miu kalon një herë, ai mund të kalojë dy dhe treherë më pas. Ai vuri në dukje se serbët e kanë shumë të vështirë të hyjnë si miq në Kosovë. “Është rasti të kujtojmë Ismail Qemalin, në kohën kur batalionet serbe u nisen nga Durrësi, u pyet që batalionet e serbisë po nisen që të pushtojnë Durrësin, portin dhe detin, ai tha: pse i mundojnë djemtë serbët, ne i pranojmë vetë. Le të vinë si civilë dhe të punojnë në portet tona në një Shqipëri të pavarur. Është koncepti i marrëdhënieve të hapura me Serbinë”.

Provokimi i trenit serb që kishte destinacion nga Beogradi në Mitorvicë, ka shkaktuar reagime të ashpra nga të dy vendet fshqinje. Lidhur me këtë situatë Ilir Kulla ka deklaruar në Opinion se Serbia prej kohësh po mundohet të shkaktoi konflikt qytetarët e Kosovës me ata të Serbisë. Kjo përputhet sipas Kullës me të folurën agresive që përdori Kryeministri dhe Presidenti serb. “Kanë treguar pikërisht atë që janë. Kanë mashtruar opinionin publik, por ata janë fëmijët e radikalëve dhe ngelen po ata”. Më tej Kulla theksoi se Bashkimi Europian është pro serb në këto momente. “Duke qënë se po ndjehet fajtor që nuk ju dha statusi Serbisë, sepse e bllokoi Kroacia. E njëjta gjë që po ndodh tani në Kosovë do të ndodh edhe në Bosnje”, është shprehur Ilir Kulla.

Gazetari Baton Haxhiu, sonte, në studion e Opinion, ka theksuar se treni i loguar me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, nisur drejt veriut të Kosovës, ishte një skenar i menduar nga pala serbe për të prodhuar konflikt. Haxhiu theksoi se konflikti i krijuar në këtë rast, u mundësonte trupave serbe për të hyrë në Kosovë, me pretekstin se po mbrojnë shtetasit serb në Mitrovicë. “Trupat ruse janë në Nish, çfarë do të ndodhë, nëse hynë trupat serbe në veri të Kosovës? I vetmi negocim me KFOR-in do të ishte që të largoheshin dhe të zëvendësoheshin me trupa ruse për t’u mbrojtur. Fakt është se ukopimi i Mitrovicës nga Serbia përmes trupave ruse dhe ndarjen e veriut”. Ai tha se në lidhje me këtë ngjarje, edhe vetë Europa ishte e pafuqishme të reagonte, pasi asaj ende nuk i dihet adresa në ditët e sotme.

Gazetari Artur Zheji, sonte, në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka theksuar se tema e luftës është një manikacion i rremë elektoral. Pasi, sipas tij, serbët janë të vetëdijshëm nga pasojat që ka shkaktuar lufta tek ata, të cilët, ende nuk e kanë marrë veten ekonomikisht nga ajo.

Ilir Kulla ka deklaruar në Opinion se nëse Kosova nuk bën ushtri dhe nuk përgatite të mbrohet, serbët do marrin kurajo dhe do sjellin trupat edhe në Veri të Kosovës. “Këtu do jemi, në vazhdojmë ti shohim këta si modele, Vuçiçin sikur është model, por jo, këta janë radikalë, janë kalamajtë e Millosheviçit”, është shprehur Kulla.

Analisti Mentor Nazarko, sonte, në emisionin Opinion, ka bërë me dije se mënyra se si po e shohin shqiptarët ngjarjen me trenin e nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës është pak e ekzagjeruar. Nazarko tha se ne nuk e kemi futur në ekuacionin e analizës sonë, faktin se në Kosovë, ka një mision që është i NATO-s. Sipas tij, KFOR-i, ka në misionin e vet, mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Ai vuri në dukje se e kemi të pamundur të diskutojmë se qeveria e Kosovës po flinte gjumë dhe njëkohësisht po flinte edhe KFOR-i. “KFOR-i ka analizë të situatës së sigurisë rreth e përqark Kosovës dhe brenda saj, shumë herë më të mirë se qeveria e Kosovës dhe e Serbisë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike për emisionin Opinion, ka shpjeguar arsyet e marrjes së vendimit për të mos lejuar futjen e trenit të nisur nga Beogradi në terroritorin e shtetit të Kosovës. Thaçi tha se treni ishte ilegal dhe një fushtatë propaganduese në kontekst të Serbisë për të stabilizuar situatën politike të sigurisë në Republikën e Kosovës. Më tej, ai vuri në dukje, se ky veprim paraqet një intervenim direkt me synimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga Serbia. Sipas tij, treni, ishte provokimi i radhës nga Serbia duke pretenduar se edhe në të ardhmën mund të ndodhin ngjarje të tilla, me synimin e qartë dhe të pastër të menduar dhe të planifikuar politik dhe ushtarak për të aneksuar veriun e Mitrovicës fillimisht dhe pastaj pjesë të tjera për t’i kaluar Serbisë. Thaçi tha se shteti serb për fat të keq, vazhdon të mbetet qendra e destabilizimit të Rajonit.