Të ftuar:

Arjan Cani,

Armand Shkullaku,

Prec Zogaj,

Balton Haxhiu,

Spartak Ngjela,

Lorenc Vangjeli

I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka komentuar marrëdhëniet dhe situatën e momentit mes dy forcave më të mëdha qeverisëse. Ai është shprehur se kryesisht dy vitet e fundit marrëdhënia Meta-Rama nuk i ka pëlqyer aspak dhe kjo ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e LSI-së. “E gjithë kjo zënie dhe ky diskurs ka qenë i pashpirt e i pavlerë, kryesisht nga ana e LSI-së”- shprehet ai. I pyetur nga drejtuesi, Blendi Fevziu nëse Meta dhe partia e tij e ka nxitur më tepër krizën në koalicion, Haxhiu e ka pohuar. “Ta them troç?! E ka provokuar LSI-ja, pasi gjërat sqarohen në tryezë dhe jo publik. Aq më tepër nëse ka diskurs mes dy partive duhet me pas kurajo për të dal nga qeveria.”- vazhdon ai. Megjithatë, ai ka konfirmuar edhe një herë deklaratën e tij të para disa ditësh, se LSI dhe PS do të shkojnë bashkë edhe në këto zgjedhje. “Fatkeqësisht po!”- përfundon ai.

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se raportet e acaruara mes PS-së dhe LSI-së janë provokuar nga kjo e fundit. Haxhiu tha, nëse je në një koalicion gjërat që nuk pajtohen duhet të sqarohen në tavolinë dhe jo në publik, duke shkaktuar një amulli të paqëndrueshme dhe të pamoralshme. Sipas tij, nëse një parti shfaq një diskurs të tillë, ajo duhet të ketë “burrërinë” të dalë nga koalicioni. Ai theksoi se PS dhe LSI hyjnë bashkë në zgjedhje, pasi për një kohë të gjatë këto dy parti funksionojnë, ndërsa shtoi se në kohën kur LSI-ja është krijuar në 2005 mendoi se do të arrinte të krijonte një ekulibër pushteti në Shqipëri, por duket se kohët e fundit e ka humbur atë pritshmëri. Më tej, Haxhiu ka folur edhe për një marrëveshje të vitit 2013 mes Ramës dhe Metës në lidhje me Presidentin e Republikës. Ai tha se ata kishin rënë dakord që Meta mund të ishte President, por duket se kjo marrëveshje tani ka levizur.

Në lidhje me krizën politike në vend, gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se ndërkombëtarët janë gjithmonë me qeveritë. Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri përgjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, sonte, ndërsa pyeti se në grevën e urisë së Edi Ramës, me sloganin: “Hap kutitë ose largohu”, shkoi ndonjë ndërkombëtar tek krevatët e grevës së urisë? Sipas tij, ndërkombëtarët janë me qeveritë. Ai shtoi se ata kanë qenë dhe janë, pasi nuk duhet harruar se çfarë i bënin ata opozitës së atëhershme.

Gazetari Armand Shkullaku, sonte, ka deklaruar se nëse një sistem i cili nuk arrin të prodhojë ndryshim, por qarkullon të njëjtit aktor sipas fuqisë së magnetizmit që kanë xhepat e më të fortit; njerëzit dalin kot të votojnë. Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri përgjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa tha se opozita mund të futet në zgjedhje por nëse realizohet një koalicion pragmatik, këta përsëri fitojnë. Ai theksoi se kjo mund të jetë një praktikë e drejtë, por varet si qeveris. “

Qeveris për të bërë reforma, qeveris për të çuar vendin përpara apo për xhepin tënd. Ky është thelbi. Kur vota e shqiptarit blihet, kur vota shpërdorohet dhe ne e dimë se sa kushton një votë dhe sigurisht e dimë se si emërohen njerëzit për vende pune

”, tha Shkullaku.

Në emision “Opinion” gazetari Arian Çani ka shprehur mendimin e tij për krizën aktuale politike në vend, në një kohë kur opozita vazhdon bojkotin e Parlamentit dhe kërcënon me mos përfshirjen në zgjedhje, ndëra Rama insiston në zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor. “Mendon se deri në këtë moment palët janë në tavolinë dhe po luajnë poker. Jemi në momentin që palët luajnë bllofin”- është shprehur ai. “Jam dakord me kauzën e opozitës, por mesa duket këtu dy çështjet e ngritura nga ajo nuk janë bërë akoma të forta. Nëse do ishin të forta populli tani do ishte në çadër.”- vazhdon Çani. “Megjithatë, nëse do isha Rama, nuk do ikja, ashtu siç po vepron edhe ai. Do largohesha vetëm nëse më rrëzon Meta në parlament. Nëse Rama nuk rrëzohet në Parlament nuk ka asnjë detyrim të iki nga posti i tij. Por nga ana tjetër i jap edhe Bashës të drejtën që të mos hyjë në zgjedhje” Madje ai situatën aktuale e ka paralelizuar me këtë thënie: “Jam dakord me diagnozën, por mendoj se mjekët që shërojnë këtë sëmundje nuk ekzistojnë”.- përfundon ai