“Himara ndez Tiranën dhe Athinën”

është kjo tema që ka mbledhur mbrëmjen e sotme një panel të ftuarish në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Kjo temë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare janë tensionuar, për shkak të prishjes së disa objekteve në Himarë, që si Athina ashtu edhe vetë pronarët thotë se u përkasin minoritetit grek.

Por, i kontaktuar në një bisedë telefonike, Kryebashkiaku i këtij qyteti, Jorgo Goro tha se pronarët e këtyre objekteve nuk janë grekë, por himariotë. Sipas Goros, këta pronarë janë taksapagues të shtetit shqiptar.

Ndër të tjera, kreu i Bashkisë së Himarës u shpreh se objektet e regjistruara do të shpronësohen në bazë të ligjit.

Çfarë po ndodh z. Goro në Himarë?

Prishja e këtyre objekteve vjen në kuadër të zhvillimit urbanistik të Himarës që ka nisur me qendrën, pra është një projekt i rilindjes urbane i inicuar nga qeveria shqiptare. Himara e ka shumë të nëvojshme këtë projekt për turizmin e saj.

Sa shtëpi, duhet të shpronësohen?

Janë rreth 18 objekte, një shtëpi banimi dhe të tjerat që jepen me qera. Të gjitha objektet janë të regjistuara dhe do të shpronësohen në bazë të legjislacionit në fuqi. Deri tani vetëm 6 objekte janë të hipotekuara.

Cfarë janë pronarët e këtyre shtëpive?

Janë himariotë, janë shqiptarë dhe janë pronarë autoktonë të Himarës që paguajnë taksat në shtetin shqiptar.

Ka një pretendim nga z. Dule, që nuk shembni një sërë objektesh të tjera në Himarë.

E para punës ne nuk po bëjmë prishje masive në të gjithë Himarën. Ne po investojmë në një zonë të caktuar të Himarës. Të gjitha ato që pengojnë zhvillimin do të prishen. Nuk do prishim objektet që nuk prishin planin. Nga objektet që do të prishen janë edhe njerëz të mi, apo votues të mi.

https://www.youtube.com//embed/RCTJp9fF9lo

Ndërsa analisti Mentor Nazarko tha se i qëndronte versionit zyrtar se në Himarë nuk ka minoritet etnik grek. Ai tha se mund të ketë një komunitet gjuhësor që flet greqishten, por kjo nuk i bën të tillë.

“Te disa individë, familje, mund të jetë krijuar në mënyrë autentike mund të jetë krijuar një ndërgjegje e tillë, ashtu siç nuk mund të mohohet se për shkak të marrëdhënieve historike me Greqinë, jetës së përbashkës, shpërnguljes mund të ketë dhe individë që mund të jenë me origjinë tërësisht të etniteti grek. Por unë i përmbahem tezës zyrtare e shprehur fuqishëm edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, që në Himarë nuk ka minoritet etnik grek. Mund të ketë një komunitet gjuhësor që flet greqishten. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë është që aty nuk ka minoritet etnik grek. Në gjykimin tim, përmasat e problemit në Himarë nuk janë të tilla që të provokojnë një reagim të të gjithë komunitetit. Njerëzit e përfshirë që kanë marrë pjesë në protesta nuk e përfaqësojnë të gjithë komunitetin. ”

https://www.youtube.com/watch?time_continue=325&v=za1GSZ-Ort0

Nga ana tjetër, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, teksa kritikoi deklaratën e Kryeministrit Rama për Akropolin, solli në vëmendje dy fakte historike, që sipas tij tregojnë se në Himarë ka minoritetit grek.

“Një Kryeminstër ka staf të mjaftueshëm për të mos u ekspozuar në mënyrë të tillë, të pariparueshme për faktin historik, sepse është pikërisht momenti që Akropoli u bombardua, nga osmanët ishte shndërruar në depo baruti dhe u godit dhe u shemb, jo plotësisht. Domethënë nuk u shpëtuar në këtë rast siç deklaroi Kryeministri, është e kundërta. Flasim për krahina greke në Shqipëri, kush ka folur? Unë përfaqësoj minoritetin grek për ata që më votojnë, kam foluar ndonjëherë për krahina greke në Shqipëri? Kemi Gjyqin e Hagës i vitit 1934, kur minoriteti grek iu drejtua pasi Zogu tentoi t’i mbyllte shkollat në gjuhën greke, e detyroi shtetin shqiptar të lejonte fuksionimin e shkollës greke në Himarë, duke njohur në mënyrë indirekte ekzistencën e minoritetit grek atje. Dhe e dyta, Shqipëria, në Deklaratën e Aderimit, në Lidhjen e Kombeve, kur ishte Fan Noli Ambasador i Republikës së Shqipërisë në 1922, e ka deklaruar Himarën si krahinë ku banon minoritet etnik grek”.

https://www.youtube.com//embed/XYfElCTebQk

Ndër të tjera, Dule foli edhe për Ligjin e Luftës që Greqia mban në fuqi, për të cilin tha se nuk ekziston. Sipas tij dekreti është abroguar nga Këshilli i Ministrave të Greqisë dhe këtë sipas kreut të PBDNJ e ka thënë edhe Ministri i Jashtëm grek Kotzias./tvklan.al