Të ftuar:

Spartak Koka,

Flamur Vezaj,

Dhori Sollaku,

Fatos Klosi,

Artan Hoxha,

Rovena Gashi

Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bërë lajm ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi e ftuar në emisionin “Opinion” nuk ka pranuar se shefi i saj, kreu i Prokurosisë së Shtetit, është kërcënuar. Ajo u përpoq ti qendrojë korrekte deklaratës së së bërë zyrtarisht nga ky institucion. Gashi nuk iu përgjigj pyetjes së përsëritur të Fevizut nëse është kërcënuar Adriatik Llalla apo jo.

Grupi që dyshohet se ka kërcënuar kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjen e tij, është i njëjti që ka kërcënuar më herët edhe drejtues të lartë të politikës dhe institucioneve të sigurisë në vend. Nga studio e Opinion në TV Klan, gazetari Artan Hoxha thotë se ka dyshime se kërcënimet janë bërë nga i njëjti grup që ka kërcënuar ministrin e Brendshëm, kreun e opozitës, dhe kreun e Policisë. “

Policia e Shtetit nuk ka informacion kur ka ndodhur ngjarja. Kreu i Policisë është njoftuar vetëm kur lajmi është publikuar në TCh. Prokurori i përgjithshëm ka 4 muaj që ka një problem dhe nuk ja referon drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi ka parë lajmin e ka kontaktuar Llallën. Nëse familja e Llallës është larguar nga Shqipëria dhe është garantuar vendosja e tyre në vendin e BE, do të thotë se çështja është serioze. Autoritetet shqiptare që duhet të merren me sigurinë e kryeprokurorit, duhet të kishin informacion, por ata nuk kanë marrë asnjë vendim, pasi nuk u është kërkuar kjo. U hodh ideja e një konspirimi, por kush i nxjerr këto informacione. Është shumë serioze situata, pasi unë Prokurorin e Përgjithshëm e quaj njeriun më të sigurt në këtë vend. Dhe kur kërcënohet ai, si mund të jetë për qytetarët. Këtu ka ndodhur edhe ’97 dhe nuk është vrarë asnjë prokuror. Po ministri i Brendshëm që është kërcënuar, por kreu i Policisë, po kreu i opozitës, se i njëjti grup i bën këto kërcënime

”, tha Hoxha. Gazetari tha se në vendin tonë nuk është zbardhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, gjë e cila të mund të vinte në rrezik jetën e kryeprokurorit. “

Nëse në këtë vend kanë ndodhu ngjarje kaq të mëdha, dhe nuk është zbuluar asnjë krim, atëherë si ka mundësi që të kërcënohet kryeprokurori. Prokurori ka 8 veta që e shoqërojnë në aktivitetet e tij, dhe mund të sigurojnë edhe familjarët e tij kur është e nevojshme

”, tha Hoxha.

Për Fatos Klosin, kërcënimi i Kryeprokurorit Adriatik Llalla është thjesht një bum mediatik pasi në vetvete problemi nuk ekziston. Sipas tij, përgjegjësine një procesi e ka prokurori që vë firmën dhe nuk ka pse shkon puna deri te Kryeprokurori. “

Populli thotë: Qeni që leh nuk të kafshon.Nëse do të kërcënonte dikush do ti hapte punë vetes më shumë.Nëse është një numër shqiptar pavarësisht se fiktv, ai gjurmohet.Problemi nuk ekziston fare, është një bum mediatik

”-tha Klosi.

Sipas gazetarit Flamur Vezaj, Kryeprokurorit  Adriatik Llala i ka shkuar një mesazh me terma kërcënues ku i përmendet familja dhe se prokuroria ka dijeni për këto komunikime. Më pas, sipas Vezajt ka patur komunikime edhe përmes të njourve siç ndodh në Shqipëri. “

Fillimisht ka qënë një mesazh kërcënues duke i kërkuar që të mos bëhet protagonist.Kjo ka alarmuar institucionet shtetërore si policia e shtetit të ciëls po ashtu iështë dhënë informacion, si dhe shërbimit informativ”

-tha gazetari. Vezaj thekson se në mësazhet kërcënuese  kryeprokurorit i është pëmendur familja, çka e ka detyruar atë të largojë gruan dhe fëmijët drejt Gjermanisë. Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj është ndalur gjatë në lidhjet e krimit me politikën dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fuqinë e tij për të kërcënuar figura të larta të vetë shtetit shqiptar. Vezaj thekson se kjo gjë ndodh nga fakti se ata kanë mbështetje nga struktura të larta të qeverisë dhe politikës në vend. Ai bëri me dije, se një pjesë e madhe e paras së fituar nga aktiviteti kriminal i tyre, ka arritur të korruptojë segmente kyçe të shtetit. “

Krimi me drejtues të lartë të policisë së shtetit, akuzat të policisë që janë se edhe prokurorët pushojnë çështje për shkak të lidhjeve që kanë me biznesin e krimit

”, tha Vezaj. Ai theksoi se kjo aksh gjë nuk funksionon vetëm në disa sisteme, sistemi polici apo prokurori, këtu është shkatërruar e gjitha. “

Ke vendim gjykate për sekuestrim pasurie të cilat janë të përfituara nga krimi, por që me letra janë të sekuestruara, por nga ana tjetër, i shfrytëzojnë pronarët të cilët janë të dënuar për krime të rëndë, po themi, trafikut të drogës, ndërsa prona është e sekuestruar, ndërsa ai vazhdon të vjelë të ardhura. Pra është një pronë e ndërtuar nga krimi

”, tha ai. Vezaj tha se krimi është bërë shumë kurajoz sa marrin guzimin dhe kërcënojnë Kryeprokurorin, kërcënojnë ministrin e Brendshëm, i vendosin tritol familjes së tij, për të mos folur për të tjerë. Sipas tij, këta kanë mbështetje të madhe politike përderisa arrijnë deri aty sa të kërcënojnë në nivele të larta të shtetit shqiptar.

Ish- Kryeprokurori Theodhori Sollaku ka pohuar sot në emisionin “Opinion”, se krimi këto vitet e fundit sa po vjen e sofistikohet. “

Sofistikimin e gjejmë kryesisht tek mosreferimi nga policia i njerëzve që vërtetë dihen që kanë pasur veprimtari kriminale kohë më parë. Kanë bërë para dhe vazhdojnë sot të mbështesin edhe grupe të caktuara politike, dhe përsëri ata janë agallarët e vendi

t”, tha Sallaku në Opinion. Gjithashtu ai deklaroi se vrasja e shoferit të tij Genci Sina, në shtator të vitit 2003 mund të ketë qenë një sulm edhe ndaj institucionit të Prokurorisë. Edhe pse nuk ka preferuar të qëndrojë gjatë në këtë argument, duke mos dashur të lëndojë edhe familjarët e të ndjerit, Sollaku nuk e ka përjashtuar mundësinë që akti kriminal, mund të ketë qenë sulm ndaj Prokurorisë. Mbrëmjen e 30 Shtatorit të vitit 2003, Genci Sina, shoferi i kryeprokurorit të atëhershëm Theodhori Sollaku, u qëllua  për vdekje nga një plumb pistolete, në mes të Tiranës. 32-vjeçari ka qenë në makinë, së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e Kryeprokurorit, kur ka ndaluar të respektojë semaforin e në një nga kryqëzimet e kryeqytetit. Pikërisht në këtë moment, një taksi, ku ndodhej një djalë dhe një vajzë, është ndalur paraleliht me land roverin e familjes së kryeprokurorit. Sipas të dhënave të para mes shoferit Sina dhe djalit të ri brenda taksisë, ka nisur një debat për motive banale. Pas disa sekondash grindjeje me fjalë, autori ka nxjerrë një pistoletë që kishte me vete dhe pa dalë nga taksia ka hapur zjarr në drejtim 32-vjeçarit. Një plumb i vetëm ka dalë nga gryka e pistoletës me silenciatorir duke e  lënë të vrarë shoferin Sina. Autori i ngjarjes dhe vajza që e shoqëronte janë larguar menjëherë, ndërsa më pas ai u identifikua si pjesë e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. 

Gazetari Investigativ Artan Hoxha, deklaron në studion e emisionit “Opinion” se vrasësit e bankierit Atan Santo janë vrarë. Hoxha tha se ende nuk dihet motivi i vrasjes së Santos, e jo autorët që sipas tij janë vrarë pasi kanë kryer krimin. “Nuk ka vrasje më të terrshme live para kamerave, në mes të Tiranës dhe ne nuk dimë jo kush është autori, se autorët i kanë vrarë. I kanë nën dhe, por nuk dimë kush është motivi” – tha Hoxha teksa iu referua vrasjes së Bankierit.

Debati në Opinion është ndalur edhe në personazhin Elvi Roshi, kryetari i Bashkisë Kavajë. Sipas Rovena Gashit, ai mund të jetë në detyrë, sepse është organi që e ka zgjedhur që është i detyruar ta heqi pas ligjit të dekriminalizimit. Gashi tha se në lidhje me çështjen e hetimit të kryebashkiakut të Kavajës nuk ka lidhje hetimi. Ajo theksoi se hetimi mbaroi, ky ishte hetimi, ai gënjeu për formularin, Roshi ka një vepër penale që është falsifikim dhe kjo nuk e liron fare nga detyrimi i tij, për të deklaruar. “

Dy proceset nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, nuk kanë lidhje procesi penal me atë administrativ. Roshi që në momentin e parë nuk duhej të ishte në detyrë

”, tha Gashi.