Të ftuar:

Artan Hoxha,

Lorenc Vangjeli,

Spartak Koka,

Robert Rakipllari

Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në vitin 2016 në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos. Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka sonte në studion e emisionit Opinion. Koka tha se pavarësisht kësaj, katër drejtues policie nuk ishin në kontrollin e Çakos, pasi ata nuk i jepnin llogari ati. Sipas tij, ai duhet të hapte krahun dhe të tregonte dinjitet në raport me detyrën që mbante.

Drejtori i Policisë së Shtetit u lirua për shkak të përgjegjësisë së tij direkte për çështjen e kanabisit në vend. Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’ se ajo çfarë ka ndodhur është pozicioni i Çakos mes ish-ministrit Tahiri dhe disa strukturave të Policisë së Shtetit të implikuara në trafikun e drogës. Sipas tij, qëndrimi i Çakos si një ishull në mes të gjithë kësaj historie nuk kishte logjikë. Ai tha se kokën e Haki Çakos e preu kanabisi në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako nuk e kishte fuqinë që i jepte ligji për të kontrolluar strukturat e Policisë së Shtetit. Gazetari Robert Rakipllari të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se Çako nuk e kishte fuqinë ligjore për të kontrolluar policinë, por atë e ka mbajtur ministri i asaj kohe Saimir Tahiri.

Mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar për një nga temat që ka rrëmbyer vëmendjen mediatike ditën e sotme, shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako: “Kush e preu ‘kokën’ e Haki Çakos”, është tema e emisionit. Më poshtë janë disa nga momentet përpara se të niste emisioni në transmetim direkt në ekranin e TV KLAN. Momente nga dhoma e grimit, teksa analistët e ftuar dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu bëjnë përgatitjet e fundit, në paraqitjen e tyre dhe në vendosjen e grimit.

Fatmir Xhafa sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm, menjëherë kërkoi edhe pastrimin e njollës së kanabizimit të vendit nga Policia e Shtetit. Gazetari i ‘News 24’, Artan Hoxha tha të hënën në studion e emisionit Opinion, se Xhafaj ka kërkuar që të hiqte barrën e Policisë së Shtetit që binte mbi drejtuesit e saj, për shkak të kanabizimit të vendit në 2016. Hoxha tha se Haki Çako në atë moment ka firmosur shkarkimin e 12 drejtorëve të qarqeve të Policisë së Shtetit, si dhe një numër prej 30 oficerësh drejtues. Sipas tij, pikërisht në atë moment, kur vuri re se kupola drejtuese e Policisë ra, ai duhej të jepte dorëheqjen. 

Tre deri në pesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit për Pastërtinë e Figurës.Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ‘Opinion’, se tre deri në pesë deputetë të tjerë janë duke u verifikuar në lidhje me të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Mandatet e hequra!